Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimet e fundit të qeverisë në detyrë/ Edhe minatorët e Trepçës kërkojnë rritje të pagave

04/11/2025 - 11:50
në Kryesore, Lajme
A A
Vendimet e fundit të qeverisë në detyrë/ Edhe minatorët e Trepçës kërkojnë rritje të pagave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas vendimeve të fundit të qeverisë në detyrë për rritje të pagave në sektorin publik dhe premtimi për pagën e 13-të, ka zgjuar edhe reagimin e minatorëve të “Trepçës”, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info.

Sindidkata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë një reagim në facebook duke kërkuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes të bëjë hapa konkret për rritjen e pagave për minatorët.

“Tani që qeveria ka paralajmëruar rritje pagash për sektorët publikë dhe ka premtuar pagën e 13-të, është normale dhe e drejtë që edhe menaxhmenti i ndërmarrjes sonë të bëjë hapa konkretë për rritje të pagave të minatorëve”, thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë e minatorëve

Të nderuar minatorë dhe qytetarë,

Të gjithë po ndjejmë çdo ditë rritjen e çmimeve, rritjen e inflacionit dhe vështirësitë në jetën ekonomike. Ne, minatorët, prej shumë vitesh kemi punuar me durim dhe solidaritet për ndërmarrjen tonë, duke shpresuar që gjendja të përmirësohet, dhe kemi duruar pa kërkuar rritje pagash, edhe pse sektorë të tjerë kanë pasur lëvizje dhe përmirësime.

Tani që qeveria ka paralajmëruar rritje pagash për sektorët publikë dhe ka premtuar pagën e 13-të, është normale dhe e drejtë që edhe menaxhmenti i ndërmarrjes sonë të bëjë hapa konkretë për rritje të pagave të minatorëve.

Gjatë vitit të fundit, puna jonë ka sjellë rritje të dukshme të prodhimit. Ky sukses nuk do të kishte ndodhur pa përkushtimin e minatorëve. Prandaj, kërkojmë që puna dhe sakrifica jonë të vlerësohen dhe të shpërblehen me rritje pagash, po ashtu siç po ndodh në sektorët e tjerë publikë dhe privatë.

Çdo ditë rrezikojmë jetën dhe shëndetin duke punuar në kushte të vështira dhe pa mjete të mjaftueshme. Pa një ligj të veçantë që na mbron, detyrohemi të vazhdojmë punën edhe kur rreziku është i lartë.

Është koha që menaxhmenti të marrë vendime konkrete për mirëqenien tonë: rritje pagash dhe respekt për punën dhe sakrificat që bëjmë çdo ditë.

Me respekt,

Kryesia e Sindikatës

JU REKOMANDOJMË

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, Prokuroria merr vendim për to

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, Prokuroria merr vendim për to
18/03/2026 - 16:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka përfunduar aksioni në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.Në njoftim, po ashtu shtohet se, lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i...

Më shumëDetails

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)
18/03/2026 - 16:34

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona si të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Personat e kërkuar janë pjesëtarë të  familjes Kuzhini,Bruno, Gjon, dhe Elson...

Më shumëDetails

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, Kosova me të humbi shumë

Haradinaj kritikon Kurtin: Më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiqi dhe Vulini
18/03/2026 - 16:24

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar fort kryeministrin Albin Kurti për të cilin ka thënë se më nuk është premtim dhe se Kosova gjatë qeverisjes së tij...

Më shumëDetails

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit
18/03/2026 - 16:20

Tre shtetasit e Shqipërisë, në mesin e tyre një oficer i Policisë së Shqipërisë, të cilët u kapën me një milion euro kesh në Merdarë muajin e kaluar,...

Më shumëDetails

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni: Shqetësuese e provokuese për qytetarët tanë

Stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Kosovën, reagon Alban Hyseni: Shqetësuese e provokuese për qytetarët tanë
18/03/2026 - 16:12

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të Gjilanit, janë provokuese për qytetarët e kësaj ane. “Stërvitjet...

Më shumëDetails

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet
18/03/2026 - 15:57

Një incident në komunikacion mes dy qytetarëve ka eskaluar në përleshje fizike, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Inspektorati Policor tashmë ka nisur hetimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë