Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bali Muharremaj dha tokën e komunës, vëllai dhe nipi i tij ndërtojnë banesa në të

05/11/2025 - 21:31
në Kryesore, Lajme
A A
Bali Muharremaj dha tokën e komunës, vëllai dhe nipi i tij ndërtojnë banesa në të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas publikimit të një skandali me prona në Komunën e Suharekës, kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj, i del në pah edhe një tjetër rast i dyshimtë që lidhet me familjarët e tij.

Gazeta Online Reporteri ka zbuluar se vëllai i kryetarit, Reshat Muharremaj, dhe nipi i tij, Edon Muharremaj, po ndërtojnë një objekt afaristo-banesor në qytet, në tokë komunale që është dhënë në shfrytëzim për 99 vjet.

Në gusht të vitit 2024, Komuna e Suharekës publikoi një ftesë për konkurrim për dhënien në shfrytëzim të një prone komunale me qëllim ndërtimi të një objekti afaristo-banesor.

Në këtë garë, sipas dokumenteve, fillimisht aplikuan katër ofertues, por deri në afatin e fundit formularët i dorëzuan vetëm tre. Në fund, prona iu dha në shfrytëzim investitorit Visar Basha.

Megjithatë, kur erdhi momenti i investimit, në projekt u përfshi kompania “EM Invest Group” SH.P.K., që është në pronësi të Edon Muharremajt, djalit të vëllait të kryetarit. Vëllai i kryetarit Muharremaj, Reshati, është gjithashtu pronar në këtë kompani.

Ndërtimi, sipas hulumtimit të gazetës online Reporteri.net, po zhvillohet pjesërisht në tokë komunale dhe pjesërisht në pronë private. Leja ndërtimore, ndërkohë, është dhënë me vonesë – pasi punimet kishin filluar.

Ndërtimi, sipas hulumtimit të gazetës online Reporteri.net, po zhvillohet pjesërisht në tokë komunale dhe pjesërisht në pronë private. Leja ndërtimore, ndërkohë, është dhënë me vonesë – pasi punimet kishin filluar.

Sipas marrëveshjes, Komuna e Suharekës përfiton 27 për qind të hapësirës së ndërtuar, apo rreth 430 metra katrorë banesa si kompensim.

Kjo ka ngritur dyshime për favorizim dhe trajtim të privilegjuar në këtë rast.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka mohuar çdo shkelje ligjore, duke thënë se gjithçka është bërë në mënyrë transparente dhe sipas procedurave zyrtare.

“Po more, ajo është zyrtare dhe ligjore. Komuna i ka marrë 430 metra banesë kompensim. Edoni është qytetar i këtij vendi, s’ka asgjë të keqe këtu,” – ka deklaruar Muharremaj për Reporteri.net.

Nga ana tjetër, Edon Muharremaj ka reaguar ashpër ndaj interesimit të mediumit, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve rreth marrëveshjes me Visar Bashën.

“Është mirë me u informu shumë mirë para se me më shqetësu. Ti s’ki të drejtë me më bë pyetje të tilla. Ta jap numrin e avokatit – pyet përmes emailit. Të ka pagu dikush, por shumë lirë,” – tha ai, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë marrëveshje paraprake me investitorin Basha.

Për këtë rast ka reaguar edhe asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal, Selman Kolgeci, i cili ka thënë se çështja është diskutuar tri herë në Asamble dhe është kundërshtuar nga opozita.

“Në seancën e parë u shpall interesi publik, e në të tretën u votua kontrata. Ne e kemi kundërshtuar, sepse prona është dhënë me 27 për qind në vend se me 33 ose 35 për qind. Kemi menduar se është abuzuar me pronën publike,” – deklaroi Kolgeci.

Ai shtoi se punimet kanë filluar pa leje ndërtimore, duke theksuar se “podrumi është hapur para se të lëshohej leja”.

“Kemi mbrojtur interesin e qytetarëve, sepse është shqetësuese kur prona publike nuk vlerësohet me vlerën reale që ka,” – tha ai.

Investitori Visar Basha, në emër të të cilit është dhënë prona komunale, nuk është përgjigjur në thirrjet e Reporteri.net.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë