Sot bëhen saktësisht pesë vjet që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dërgua në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, së bashku me tre ish-krerët e tjerë politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gazetari Leonard Kërquki dha detaje nga dërgimi i Thaçit në Hagë para 5 viteve.
“I thojnë hajde nënshkruje një letër që hjek dorë prej imuniteti, si president, pasi ka dhënë dorëheqje si president edhe pasi e ka nënshkru letrën atij në fakt iu kanë vendos prangat në zyren e tij”, tha Kërquki.













