Ish-ministri, Fatmir Matoshi thotë se është e gabuar ideja se datën e zgjedhjeve mund ta përcaktojë presidentja dhe disa subjekte politike që nuk i kanë 61 deputetë.
Sipas tij, datën e zgjedhjeve e përcakton presidentja dhe ajo do të detyrohet të zgjedh njërën nga dy datat që preferojnë së paku 61 deputetë.
“Sipas mendimit tim, kur seanca e Kuvendit për votimin e mandatarit do të përmbyllet (pa votat e mjaftueshme për mandatarin Konjufca), dy datat që do të jenë në tavolinë të Presidentes janë 11 ose 18 janar 2026”, ka shkruar ndër të tjera ai.











