Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qetësi para stuhisë: Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit

07/11/2025 - 17:06
në Kryesore, Lajme
A A
Qetësi para stuhisë: Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, është dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit.

Kështu është bërë e ditur në konferencën e përjavshme për media nga zyrtarët e Gjykatës Speciale.

Në total, mbrojtja e Thaçit ka edhe tre dëshmitarë për të ftuar, ku në mesin e tyre është edhe Clark.

“Mbrojtja e Thaçit ka thirrur katër dëshmitarë deri më sot, dhe sipas parashtrimeve publike aktuale, synon të thërrasë edhe tre dëshmitarë të tjerë në kuadër të paraqitjes së provave të saj”,thanë zëdhënësit e Speciales, raporton Nacionale.

“Më 4 nëntor, Trupi Gjykues miratoi kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me javën pas javës së ardhshme dhe dëshminë e Uesli Klarkut (Wesley Clark), i cili është dëshmitari i fundit që Mbrojtja e Thaçit planifikon të thërrasë. Pasi u informua se dhënia e dëshmisë së tij mund të fillojë vetëm pasditen e 18 nëntorit dhe pasi shqyrtoi përllogaritjet e palëve në lidhje me kohëzgjatjen e parashikuar të pyetjeve të tyre, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për rezervimin e një dite shtesë për seancë gjyqësore më 21 nëntor, për të përfunduar dhënien e dëshmisë dhe miratoi shtimin e një deklarate me shkrim të dëshmitarit në listën e provave të Mbrojtjes”, thanë ata.

Në dokumentin e publikuar, mbrojtja thekson se Clark ka marrë miratimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar në Hagë.

“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DW-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.

“Në përputhje me udhëzimet e Panelit dhe duke marrë parasysh disponueshmërinë e deklaruar të 1DW-007, mbrojtja konfirmon qëllimin e saj për ta thirrur dëshmitarin 1DW-007 gjatë javës së 17 nëntorit 2025, por jo para pasdites së 18 nëntorit, ose, me shumë gjasë, në mëngjesin e 19 nëntorit 2025. Mbrojtja do ta ketë një pasqyrë më të qartë sapo të konfirmohen planet e udhëtimit dhe pasi të ketë pasur mundësi të konsultohet me 1DW-007 dhe WSPO në lidhje me afatin për hapat e tjerë përgatitorë përpara dëshmisë”, thuhet në dokumentin që është publikuar, duke u dhënë detaje tjera.

“Ndërsa mbrojtja shpreson që dëshmia e 1DW-007 të mund të përfundojë brenda dy ditësh, ajo kërkon në mënyrë të jashtëzakonshme që Paneli Gjyqësor të caktojë të premten, më 21 nëntor 2025, si një ditë shtesë të seancës, në rast se është e nevojshme për t’u dhënë të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve një mundësi të drejtë për të finalizuar dëshminë e 1DW-007”, thuhet në dokument.

Në parashtrimin e saj, ka treguar se çka do të dëshmojë gjenerali amerikan.

“1DW-007 është një ish-Gjeneral i dekoruar me katër yje në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i i NATO-s nga 1997 deri në 2000. 1DW-007 jep dëshmi rreth drejtimit të përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar Marrëveshjen Holbrooke-Millosheviq nga Tetori 1998, zbatimin e Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryerjen e fushatës ajrore kundër forcave jugosllave pas refuzimit të Millosheviqit për të nënshkruar marrëveshjet e Rambujesë, vendosjen e forcave në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe mbikëqyrjen e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”, thuhet në dokument.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë