Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas OKB-së, edhe ShBA-ja e Britania ia heqin sanksionet presidentit sirian Al-Sharaa

07/11/2025 - 22:11
në Lajme
A A
Pas OKB-së, edhe ShBA-ja e Britania ia heqin sanksionet presidentit sirian Al-Sharaa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe të premten ia hoqën sanksionet presidentit të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, një ditë pasi të njëjtin veprim e ndërmori edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pak para takimit të presidentit sirian javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë me homologun amerikan, Donald Trump. Edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar se do të veprojë njësoj.

Uashingtoni dhe Londra ia hoqën sanksionet edhe ministrit të Punëve të Brendshme të Sirisë, Anas Khattab, sipas njoftimeve të publikuara në uebfaqet e tyre, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Dy zyrtarët e lartë sirianë më parë kishin qenë subjekt i sanksioneve që në shënjestër i kishin grupet ISIS dhe al Qaeda.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të premten se vendimi i Kombeve të Bashkuara do të pasqyrohet edhe në masat e BE-së.

Britania hoqi disa sanksione ndaj Sirisë në prill, ndërsa BE-ja i hoqi sanksionet ekonomike në maj, por masat që lidhen me armët dhe sigurinë mbeten në fuqi.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbështetjes së një tranzicioni paqësor e gjithëpërfshirës të udhëhequr nga Siria e në pronësi të Sirisë për ta ndihmuar ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë sirianët” – tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Presidenti amerikan pritet të takohet me Al-Sharaan të hënën në Shtëpinë e Bardhë, e para vizitë e tillë nga një udhëheqës sirian.

Trumpi ka synuar marrëdhënie të mira me Sirinë. Në qershor, ai i shfuqizoi shumicën e sanksioneve kundër këtij shteti, ndërsa në maj u takua në Arabinë Saudite me homologun që do ta presë të hënën në Uashington./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë: Dyshoj a është veç një Vuçiq? Ndryshe flet në Moskë e ndryshe në Bruksel
Lajme

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë: Dyshoj a është veç një Vuçiq? Ndryshe flet në Moskë e ndryshe në Bruksel

08/11/2025 - 01:02
Duda Balje: S’kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
Kryesore

Duda Balje: S’kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë

08/11/2025 - 00:58
Turqia lëshon urdhërarrest ndaj Benjamin Netanyahut
Kryesore

Turqia lëshon urdhërarrest ndaj Benjamin Netanyahut

08/11/2025 - 00:56
Ilir Deda: Çdo pushtet që e lufton median, humb!
Kryesore

Deda: Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve, qeveria po u bon presion të hatashëm (VIDEO)

07/11/2025 - 22:40
A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
Lajme

Seanca pas balotazhit, deri tani Konjufca nuk i ka 61 vota

07/11/2025 - 22:35
Qorrolli: Qeveria në buxhetin e 2026 nuk ka paraparë rritjen e pagave – janë vetëm ndihma sikur “babadimri”
Ekonomi

Qorrolli: Qeveria në buxhetin e 2026 nuk ka paraparë rritjen e pagave – janë vetëm ndihma sikur “babadimri”

07/11/2025 - 22:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet aleanca VV-AAK për balotazhin, zyrtarizohet një tjetër koalicion mes tyre

    Thellohet aleanca VV-AAK për balotazhin, zyrtarizohet një tjetër koalicion mes tyre

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vrasja e dyfishtë në Malishevë: Historia e konfliktit të të dyshuarit me miqtë e tij, ishte dënuar para dy muajsh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohet i dyshuari për krimin e dyfishtë në Golluboc

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos më ik, mos më ik – VV ka për ta përmendur 2021 si atë që ka shkuar te miqtë…” , Debati i ashpër Buzhala – Hoxha

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të dhëndrit të Trump në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë