Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në mandatin e dytë planifikon të vazhdojë me projekte kapitale për zhvillimin e qytetit.
Përmes një video, Hyseni ka përmendur disa nga projektet që pritet të transformojnë Gjilanin, përfshirë Bulevardin e Qytetit.
“Bulevardi i Qytetit është projekt transformues në vlerë prej 18 milionë euro. Objekt qendror për administratën me parking e rrugë nëntokësore. Në plan kemi edhe unazën e dytë, me 20 km gjatësi dhe një rrugë moderne me 4 korsi”, tha ai.













