Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Përparim Rama pasi ushtroi të drejtën e votës ka uruar që të fitojë më i mirë, e duke theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të dalin e të votojnë.
“Më parë isha me Kristalen dhe fëmijët me tregu respekt për ushtarët britanik që kanë dhënë jetën për lirinë dhe paqen që sot e gëzojna në kryeqytet e në gjithë Kosovë. Uroj të gjithë qytetarët për pjekurinë e maturinë që kanë treguar në këto zgjedhje. Uroj që më i miri të fitoj, të fitojë zhvillimi, progresi , një ardhmëri e ndritshme për kryeqytetin e vendin tonë”, tha ai.
Sa i përket rëndësisë se zgjedhjeve, ai tha se këto zgjedhje definojnë dhe të ardhmen e kryeqytetit.
“Mendoj që këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe këto nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit por të ardhmen e gjithë vendit, kështu që është shumë e rëndësishme që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë”, deklaroi Rama.













