Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në kryeqytet në raundin e balotazhit.
Pasi votoi, Limaj theksoi theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe ka bërë thirrje që ata të zgjedhin kandidatin që i përfaqëson më së miri për katër vitet e ardhshme.
“Edhe sot është një mundësi e mirë për qytetarët e kryeqytetit dhe të gjithë qyteteve që janë në raund të dytë të përzgjedhin atë që i besojnë për katër vitet e ardhshme, që i plotëson synimet dhe dëshirat e qytetarëve. Edhe unë sot e kryva obligimin tim dhe votova aty ku besoj se është rruga e drejtë dhe e mirë për të realizuar projektet dhe vizionet për kryeqytetin,” ka deklaruar Limaj.
Në garë për Prishtinën, janë kryetari aktual Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku i VV-së.












