Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dallimi fshat-qytet edhe në zgjedhje: Ardian Gola fitoi në zona urbane, Ardian Gjini bindshëm në fshatra

10/11/2025 - 14:33
në Lajme
A A
Dallimi fshat-qytet edhe në zgjedhje: Ardian Gola fitoi në zona urbane, Ardian Gjini bindshëm në fshatra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy Ardian ia mësyn të parit të komunës.

Megjithatë, gjakovarët vendosën t’ia besojnë edhe një mandat Gjinit.

Gjini fitoi me 56%, kurse Gola i dyti me afër 44%.

Por, rezultatet janë tejet interesante brenda komunës. Gola ka arritur të fitojë bindshëm në qytet, përderisa Gjini bindshëm në fshatra.

Në shkollën “Hajdar Dushi” në Gjakovë, Gola ka fituar 767 vota, kurse Gjini 594 vota.

Bindshëm Gola fitoi edhe në shkollën “Mustafa Bakija”. Kandidati i VV-së mori 56.29%, kurse Ardian Gjini 43.71% të votave.

Në një prej qendrave më të mëdha të votimit “Yll Morina” në qytet, Gola mori 1 mijë e 370 vota, kurse Gjini 1 mijë e 29 vota.

Edhe në shkollën tjetër në qytet “Mazllum Këpuska”, Gola fitoi 57.77%, kurse Gjini 42.23%.

Gola fitoi edhe në shkollën “Nexhmedin Nixha” me 493 vota, kurse Ardian Gjini mori 376 të tjera.

Dallimi ishte edhe më i madh në shkollën “Kadri Kusari”. Gola fitoi 57.82% të votave në këtë qendër të qytetit, kurse Gjini 42.18%.

55.10% Gola i mori në shkollën “Zekeria Rexha”, kurse Gjini 44.90%.

Gola mori mbi 2 mijë e 470 vota në shkollën “Fehmi Agani” në qytet apo 60.45%, kurse Gjini mbeti me 39.55%. Rezultat i ngjashëm ishte edhe në shkollën “Emin Duraku” në Kralan, ku Gola mori mbi 60% të votave.

Megjithatë, situata ishte bindshëm ndryshe në fshatrat e Gjakovës. Atje, fitoret e Ardian Gjinit shkojnë në mbi 80% të votave.

Nacionale sjell rezultatet nga fshatrat.

Në Kralan, Ardian Gjini fitoi mbi 78% të votave, kurse Gola afër 22%.

Më thellë ishte rezultati në Cërmjan, ku Gjini mori 554 vota, kurse Gola 114 vota.

Në Bishtazhin Gjini fitoi 87% të votave, kurse Gola vetëm 12.96%, pra dallim i jashtëzakonshëm.

Në Lipovec Gjini fitoi 219 vota apo 80.5%, kurse Gola 53 vota apo 19.49%.

Pak më ngushtë ishte në Ponoshec, ku Gjini fitoi me 68% të votave.

Në Korenicë, Gjini shkoi në 86.41% të votave, duke e lënë Golën me vetëm 13.59%.

Përderisa në Rogovë ishte pak më ngushtë, në Demjn Gjini fitoi mbi 70% të votave, kurse në Skivjan rreth 80%.

Në fshatin Gërçinë, Ardian Gjini fitoi 255 vota apo 88.54%, kurse Gola 33 vota apo 11.46%.

Edhe në fshatra të tjera, rezultatet janë bindshëm në favor të Gjinit.

Si rezultat, Gjini del se fitoren e ka siguruar nga fshatrat, pasi në qytet, Gola ka qenë në përparësi.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë