Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kreu i Apelit: Albin Kurti mund të paraburgoset për 30 ditë nëse refuzon të dëshmojë për “Rezervat Shtetërore”

13/11/2025 - 14:14
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-kreu i Apelit: Albin Kurti mund të paraburgoset për 30 ditë nëse refuzon të dëshmojë për “Rezervat Shtetërore”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë, Rozeta Hajdari, ish-zëvendëssekretarit Irfan Lipovica, drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore Hafiz Gara dhe afaristit Ridvan Muharremi, në rastin “Rezervat shtetërore”, ku dëmi ndaj buxhetit vlerësohet afër 3 milionë euro.

Kryeministri Albin Kurti është propozuar sërish si dëshmitar, edhe pse më herët nuk është përgjigjur në asnjë nga ftesat e gjykatës dhe është gjobitur dy herë për mosparaqitje.

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka folur në lidhje me mosparaqitjen e Kurtit në Gjykatë dhe tha se kjo është e rregulluar me Kodin e Procedurës Penale dhe se mosparaqitja mund të ndëshkohet, madje edhe të çojë në shoqërim me dhunë.

“Kjo është e rregulluar me ligj, me kodin e procedurës penale, mos shkuarja mund edhe të dënohet, por edhe të shkon me dhun, përdoret dhuna ndaj tij kur fillon shqyrtimi kryesorë, përderisa nuk fillon shqyrtimi kryesorë ai mbetet kështu”, tha ai.

Ai tha se kur fillon shqyrtimi kryesor, Kurti është i detyruar të jetë pjesë e gjykimit. Përveç dënimit që e parasheh ligji për mosparaqitje, ai më pas mund të shoqërohet me dhunë për t’u paraqitur në gjykatë

“Fillimisht mund të dënohet me të holla, pastaj jepet urdhër me u shoqëru në gjykatë me dhunë, të vijnë në gjykatë në ditën kur gjykohet”, tha Shala.

Mirëpo, Shala tha se nëse Kurti refuzon të japë dëshmi, ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

“Përveç dënimit që e parasheh ligji ai mundet si masë më shtrënguese edhe caktimi i paraburgimit deri në 30 ditë nëse e refuzon dëshminë, pas 30 dite duhet me u liru”, deklaroi ai.

Shala shtoi se kryeministri Albin Kurti po rrezikon vetveten me mosparaqitjen për të dëshmuar. Ai tha se Kurti mund të përfshihet edhe si i akuzuar, pasi konsiderohet “thelbësor” për kontratën e kundërligjshme që ka shkaktuar dëme ndaj buxhetit të Kosovës.

“Ai po e rrezikon vetveten, sepse edhe ai besoj që ka me marrë pjesë si i akuzuar aty, për shkak se edhe duhet me u dënu, për shkak se ky është alfa omega e asaj kontrate që është e kundërligjshme sepse është dëmtuar buxheti i Kosovës”, tha ai për Front Online.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë