Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajqinovci: Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e këtyre zgjedhjeve

15/11/2025 - 18:09
në Lajme
A A
Bajqinovci ironizon me LDK-në: “Rruga e Re” pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se partia të cilës i takon është fituese e zgjedhjeve lokale.

Ai për dokumentarin Expose të Gazeta Blic, ka thënë se VV është partia me rritjen më të madhe, teksa ka fituar 7 komuna në këto zgjedhje.

“Padyshim, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e këtyre zgjedhjeve. Këtë e kemi edhe me rezultat, për shkak se ne nga katër komuna të cilat i kemi ruajtur, i kemi fituar edhe tri të tjera dhe jemi shtrirë ngadalë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës në nivelin lokal. Dhe padyshim kjo është tregues që Lëvizja Vetëvendosje nga niveli qëndror në mirëmenaxhim, por edhe në nivelin lokal në katër komunat ku kemi qenë, e kemi treguar që puna e mirë e cila është bërë, prapë i kemi rifituar dhe i kemi fituar edhe tri të tjera të cilat tashmë mund të themi lirshëm, jemi një prej partive që më shumë jemi rritur në nivelin lokal. Keni fituar edhe komuna më shumë, përveç atyre që i keni luajtur, domethënë, në zgjedhjet e të kaluara”, ka thënë Bajqinovci.

Sipaa tij, pritje kanë pasur edhe për fitoren e Komunës së Prishtinës.

“Po, ne kemi pritur që t’i fitojmë edhe edhe disa komuna të tjera, përfshirë edhe komunën e Prishtinës, por ja që kjo ishte ky ishte verdikti i sovranit, por njerëzit duhet të ditur që në Prishtinë kanë qenë të gjitha partitë politike kundër një partie. Në këtë rast e kemi pasur komplet partitë politike të cilat kanë qenë, të cilat ishin me LDK-në, u bënë bashkë dhe normalisht që rezultati doli kështu si doli”, ka vlerësuar deputeti.

Por, a ka pasur befasi në ndonjë komunë për VV-në?

Bajqinovci mohon befasitë, pasi thotë se kanë pritur fitore në të gjitha ato komuna që i kanë fituar.

“Jo, ne e kemi ditur që në Mitrovicë dihet se sa është punuar. Po ashtu edhe në në Fushë Kosovë, në Obiliq, kanë qenë në të gjitha sondazhet, po edhe në opinionin publik ka qenë që fitorja është e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe në disa komuna të tjera, por e thashë edhe njëherë, ju e keni parë që në asnjë komunë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka shprehur dëshirën që të jetë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. E keni parë se çfarë ka ndodhur në Vushtrri, ku gjatë menjëherë pas një nënshkrimi, ka ndërhyrë kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e ka dëmtuar procesin duke mos e lejuar kryetarin Xhafer Tahirin që strukturat e tyre të ndihmojnë Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar deputeti Mefail Bajqinovci.

JU REKOMANDOJMË

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë