Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmim i fryrë, shkelje procedurash e mall që mungon – brenda aktakuzës që rëndon mbi Rozeta Hajdarin

16/11/2025 - 11:28
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria Speciale deklarohet pas intervistimit të Rozeta Hajdarit: U mbrojtë në heshtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Skandali i rezervave shtetërore – për të cilin Gazeta Nacionale kishte raportuar ekskluzivisht – u rikthye në qendër të vëmendjes këtë javë me publikimin e aktakuzës së Prokurorisë Speciale. Dokumenti, i mbushur me detaje tronditëse, shpalos një sërë akuzash ndër më të rëndat për keqpërdorim dhe vendimmarrje të dyshuar që ka cenuar drejtpërdrejt interesin publik.

Dosja e Prokurorisë përshkruan me detaje një zinxhir vendimesh të ndërmarra jashtë çdo procedure ligjore, që dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e vendit me gati 3 milionë euro përmes marrëveshjeve të dyshimta me kompani turke dhe polake.

Në qendër të akuzave qëndrojnë ministrja në detyrë e Tregtisë Rozeta Hajdari, ish-sekretari Irfan Lipovica, drejtori i Rezervave Shtetërore Hafiz Gara dhe ndërmjetësi i fuqishëm Ridvan Muharremi. Sipas aktakuzës, këta zyrtarë kanë tejkaluar kompetencat, kanë shmangur qëllimisht procedurat e prokurimit publik dhe kanë krijuar një terren të favorshëm për dy kompani të huaja, duke lënë shtetin pa mallrat e paguara dhe me faturë të majme për t’u shpjeguar.

“Në periudhën kohore shkurt-mars të vitit 2022 në Prishtinë, Rozeta Hajdari, në pozitën e ministres, Irfan Lipovica, në pozitën e zëvendëssekretarit dhe Hafiz Gara në pozitën e drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, që të gjithë në cilësinë e personave zyrtarë në kuadër të MINT, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkaktim të dëmit të buxhetit të Kosovës, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare si dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, ngase në kuadër të mjeteve buxhetore të ndara nga Qeveria e Kosovësn ë shumën prej 10 milionë euro, nuk i kanë kryer detyrat e domosdoshme përkitazi me procedurën e blerjes së mallrave të rezervës shtetërore të Kosovës për vitin 2022, konkretish produktin e grurit, vajit dhe sheqerit, për faktin se e kanë shmangur procedurës së hapur të prokurimit publik siç është përcaktuar në nenin 19 dhe 20 të Ligjit për Rezervat Shtetërore…” – thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

Në vitin 2022, kur çmimet e ushqimeve ishin rritur dhe paniku nga lufta në Ukrainë kishte goditur tregjet globale, Ministria e Tregtisë kishte marrë nga Qeveria plot 10 milionë euro për sigurimin e rezervave shtetërore. Por, sipas Prokurorisë, zyrtarët përgjegjës nuk hapën garë publike, nuk respektuan ligjin dhe as nuk i njoftuan institucionet mbikëqyrëse. Në vend të kësaj, ata përdorën një procedurë të negociuar në mënyrë të jashtëligjshme, duke e kanalizuar tenderin drejt kompanisë turke “Yafe Turizm” dhe asaj polake “Xanto”, të lidhura përmes ndërmjetësimit të Ridvan Muharremit.

“Duke mos përmbushur detyrat zyrtare, me datë 17.03.2022, pa publikim të shpalljes publike, dheduke u bazuar në procedurë të kundërligjshme me negocim, e zhviluar ndërmjet të pandehurve Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Tomas Tokarski, sipas sygjerimeve ndërmjetësimit, dhe ndihmës së të pandehurit Ridvan Muharremi, ka nënshkruar kontratë, me këtë operatorë ekonomikë për furnizim me vaj në sasi 200 mijë litra, dhe sheqer në sasi 120 mijë kilogramë, me çmim të përgjithshëm 274 mijë e 400 euro

“Më pas e pandehura Rozeta Hajdari, në koordinim të plotë edhe me të pandehurin Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, duke mos përmbushur detyrat zyrtare, ka vazhduar me shkelje të radhës, për blerjen e grurit në emër të MINT sipas kërkesës së Ridvan Muharremit ka nënshkruar aneks kontratën për furnizim me grurë, përmes së cilës MINT ka marrë për obligim shpenzimet e transportit të grurit në vlerë prej 295 mijë euro”, thuhet në aktakuzë më tej, ndër të tjera.

Kontrata për blerjen e 10 mijë tonëve grurë u nënshkrua me çmim të fryrë, ndërsa më vonë Hajdari e nënshkroi edhe një aneks-kontratë të dytë prej 295 mijë euro për transportin, pavarësisht se një gjë e tillë tashmë parashihej në kontratën bazë. Për më tepër, pagesat u kryen 100% në avans, gjë që bie ndesh me ligjin e buxhetit dhe rregulloret financiare të shtetit.

Por skandali është shumë më masiv. Sipas aktakuzës, kompania turke nuk e përmbushi kontratën, duke sjellë gati 59 tonë grurë më pak, ndërsa kompania polake nuk solli asnjë litër vaj dhe asnjë gram sheqer. Pra, shteti pagoi miliona, ndërsa produktet për të cilat u bë pagesa nuk u dorëzuan kurrë

Pjesa më alarmante e aktakuzës lidhet me ndërhyrjen e Ridvan Muharremit, person privat pa asnjë funksion publik e pa certifikim sigurie, i cili sipas hetimeve ka pasur qasje të plotë në proces. Ai komunikonte drejtpërdrejt me ministren Hajdari, udhëzonte zyrtarët se sa tonë vaj e sa grurë duhet të bliheshin, kërkonte kontrata dhe madje merrte edhe plane të rezervave shtetërore nëpërmjet ËhatsApp-it – një kanal krejt i pambrojtur për informacione të klasifikuara. Nëpër komunikime, të cilat Prokuroria i ka sekuestruar, zyrtarët e ministrisë e tratonin si autoritet të lartë, ndërsa disa besonin se ai ishte këshilltar i ministres. Prokuroria thotë se ai në fakt ka qenë “personi kyç” që e ka drejtuar gjithë operacionin.

Sipas dokumentit, për të përjashtuar konkurrencën dhe për të favorizuar kompanitë e përzgjedhura, nga operatorët vendorë u kërkuan kritere të pamundura – si sigurimi i ekzekutimit prej 10% të vlerës totale të kontratës – një kusht që më pas u hoq kur u shpall fituese kompania turke. Për më tepër, një kompani vendore, “M&Sillosi”, kishte shprehur gatishmëri të furnizonte shtetin me grurë pa shpenzime transporti dhe brenda afatit, por ajo u injorua plotësisht.

Në aktakuzë përshkruhet edhe një atmosferë frike dhe presioni brenda Ministrisë së Tregtisë. Dëshmitarë të shumtë tregojnë se ishin kërcënuar, ofenduar dhe nënshtruar presioneve të drejtpërdrejta nga ministrja Hajdari për të mos kundërshtuar procesin dhe për të mos ngritur shqetësime ligjore.

Megjithë valën e provave të paraqitura, Rozeta Hajdari ka zgjedhur të sulmojë Prokurorinë Speciale, duke e quajtur aktakuzën produkt politik dhe duke pretenduar se veprimet e saj ishin ndërmarrë për “ruajtjen e sigurisë kombëtare”.

JU REKOMANDOJMË

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen
19/03/2026 - 18:37

Kryeministrja e Japonisë Takaichi thotë se është “vetëm” Trump ai që mund të arrijë paqe në të gjithë botën.Ajo shton se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani “nuk...

Më shumëDetails

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll
19/03/2026 - 18:17

Giorgia Meloni njoftoi uljen prej 25 centësh për litër të akcizës mbi benzinën, naftën dhe gazin e lëngshëm, në një masë të përkohshme 20-ditore për të mbajtur çmimet...

Më shumëDetails

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës
19/03/2026 - 18:11

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se nuk ka identifikuar asnjë aktivitet të dronëve që mund të ndikojë në sigurinë e Kosovës. Lidhur me...

Më shumëDetails

“Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit”

Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje
19/03/2026 - 17:31

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend, në emisionin “Kosova Live” në T7 duke komentuar ngërçin aktual dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, për të cilën...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri
19/03/2026 - 17:12

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Albin Kurtit, ku ky i fundit tha “është e domosdoshme t’i inkorporojmë strukturat paralele serbe”. Haradinaj shtoi “shumë fullirant...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt
19/03/2026 - 16:50

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa dite në Vjenë ka marrë jetën e katër punëtorëve, tre prej tyre ishin shqiptarë, shkruan albinfo.at. Sipas raportimeve, mes viktimave...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë