Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mosvotimi i buxhetit për vitin 2026 – Paralajmërohen pasoja dhe veprime sindikale

18/11/2025 - 10:21
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Mosvotimi i buxhetit për vitin 2026 – Paralajmërohen pasoja dhe veprime sindikale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mosvotimi i buxhetit të Kosovës për vitin 2026 është shndërruar në një nga çështjet më të ndjeshme politike dhe ekonomike në vend, duke krijuar pasiguri për funksionimin e institucioneve dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kjo situatë rrezikon të paralizojë sektorët kyç të shtetit, nga arsimi e shëndetësia, te siguria dhe administrata publike. Vonesat në miratim të buxhetit, po shihen si rrezik i drejtpërdrejtë për vazhdimësinë e shërbimeve publike, pagat e punonjësve dhe realizimin e projekteve kapitale që komunat dhe qeveria qendrore i kanë planifikuar për vitin e ardhshëm.

Ekspertë të ekonomisë paralajmërojnë se hyrja në vitin 2026 pa buxhet të ri mund të shkaktojë dëme afatgjata në ekonominë e vendit, duke frenuar investimet dhe duke dobësuar besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, sindikatat dhe përfaqësuesit e tyre, theksojnë se një numër i madh punëtorësh, veçanërisht ata me paga të ulëta dhe kredi aktive, rrezikojnë të mbeten pa të ardhura, çka mund të shkaktojë tensione sociale dhe kërkesa për veprime sindikale.

Ndërsa partitë politike akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadë, pasojat e mosvotimit të buxhetit po afrohen me shpejtësi, duke e bërë urgjente gjetjen e një zgjidhjeje para se situata të kthehet në krizë të plotë financiare dhe institucionale.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Ali Gashi, për Front

Online, ka paralajmëruar rrezik të madh financiar dhe social nëse buxheti i Kosovës për vitin 2026 nuk miratohet me kohë.

Ai tha se hyrja në vitin e ri pa buxhet do të krijonte pasiguri të thellë për pagat e punonjësve publikë dhe funksionimin e shërbimeve bazë.

“Mos votimi i buxhetit të Kosovës për vitin 2026 është i dëmshëm sepse ne po futemi në vitin 2026 pa buxhet dhe do të viheshin në diskutim komplet paga e shërbyesve publik dhe shërbimet tjera, pagesat si në aspektin e mbulimit të shpenzimeve të pagesave sociale, por edhe pagesave tjera e që rrjedhimisht do të shkaktonin një turbulence shumë të madhe, financiare dhe Ekonomiko-sociale për ne si qytetarë”, deklaroi Gashi për FrontOnline.

Ai potencoi se pasojat do t’i preknin drejtpërdrejt anëtarët e sindikatës, duke paralajmëruar pasoja afatgjata.

“Ky mos votim i afekton drejtpërdrejt anëtarësinë tonë, shërbyesit tonë, sepse një numër i madh i tyre mund të kenë edhe kredi dhe nëse s’ka paga pas muajit shkurt, atëherë situata do të ishte shumë shqetësuese dhe me pasoja shumë të gjata”, u shpreh ai.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për Front Online, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mundësinë që buxheti i Kosovës për vitin 2026 të mos votohet, duke paralajmëruar pasoja të rënda për punëtorët e arsimit dhe sektorin publik në tërësi.

“Si duket nuk do të ketë votim të ligjit të vitit 2026 dhe kjo jo vetëm për SBASHK-un, por edhe për të tjerët do të paraqet problem shtesë”, tha Jasharaj.

Ai kujtoi se shumica e punonjësve të arsimit tashmë përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

“Shumica e shërbyesve të arsimit jetojnë me pagë e tyre, por kanë edhe kredi sepse pagat nuk mjaftojnë për të blerë gjëra më të mëdha. Konsideroj se kjo nuk do të duhej të ndodhte”, tha ai.

Jasharaj u bëri thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje për të mos i lënë punëtorët pa paga.

“Uroj që të gjendet ndonjë zgjedhje mes partive, në mënyrë që të mos na lë pa paga sepse jo vetëm punëtorët e arsimit por edhe të tjerët, nuk janë të kënaqur me pagat e tyre, por mos të mbesin tashmë dhe pa paga’’, theksoi ai

Ai paralajmëroi se mungesa e pagave do të shkaktonte jo vetëm krizë sociale, por edhe reagime sindikale.

“Nëse s’ka paga, do të krijohen tensione të reja dhe pa mëdyshje do të ketë edhe kërkesa për veprime sindikale”, deklaroi kreu i SBASHK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, për Front Online, ka folur në rast të mosvotimit të buxhetit për vitin 2026, duke e cilësuar situatën si rrezik të drejtpërdrejtë për stabilitetin e shtetit dhe mirëqenien e punonjësve të sektorit emergjent.

“Mosmiratimi i buxhetit është problem jetësor dhe për shtetin e Kosovës”, tha Beka.

Ai kërkoi që institucionet të veprojnë me urgjencë dhe të tejkalojnë bllokadën politike.

“Ky ngërç duhet të zgjidhet sa më parë se është në interes të të gjithëve, nuk mund të interferojmë se kjo është çështje politike, janë të obliguar që të bëjnë zgjidhje, nuk duhet të mbetet asnjë kategori pa paga se kjo ndikon negativisht në shtet,” u shpreh ai për Front Online.

Beka paralajmëroi se pasojat do të jenë veçanërisht të rënda për zjarrfikësit, të cilët përballen me vështirësi financiare.

“Pjesa dërrmuese e zjarrfikësve janë në kredi dhe nuk mund të ja dalin,” tha ai

Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, për FrontOnline, ka folur ndaj mosvotimit të buxhetit për vitin 2026, duke e quajtur situatën një bllokadë serioze që po dëmton drejtpërdrejt funksionimin e shtetit dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

“Mosvotimi i buxhetit është një sabotim i hapur institucional. Përgjegjësja kryesore për këtë bllokadë është Vetëvendosje, e cila po e përdor buxhetin si mjet presioni politik, duke i vendosur interesat partiake mbi interesin e shtetit. Kjo nuk është lojë politike është dëm i drejtpërdrejtë që po u bëhet komunave, qytetarëve dhe gjithë sektorëve që mbështeten te buxheti i ri”, deklaroi Muhaxheri.

Ai paralajmëroi pasoja serioze ekonomike dhe institucionale nëse bllokada vazhdon edhe në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

“Nëse kjo bllokadë vazhdon deri në mars 2026, pasojat do të jenë të rënda: investimet kapitale ndalen, projektet infrastrukturore dhe komunale bllokohen, kontratat rrezikohen, shërbimet publike hyjnë në krizë, ndërsa ekonomia e vendit futet në stagnim. Partnerët ndërkombëtarë e humbin besimin, investitorët tërhiqen, dhe Kosova mbetet e ngujuar me një buxhet të vjetër që nuk i mbulon as nevojat minimale të vitit të ardhshëm”, theksoi ai

Muhaxheri tha se zgjidhja është e pa alternativë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm institucional.

“Zgjidhja është e qartë: Vetëvendosje duhet të heqë dorë menjëherë nga bllokada dhe kushtëzimet. Buxheti nuk është pronë e një partie është baza e funksionimit të shtetit. Çdo ditë vonesë është dëm i qëllimshëm dhe përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi ata që po e mbajnë peng”, u shpreh Muhaxheri.

JU REKOMANDOJMË

Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president

Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president
14/09/2026 - 23:02

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për tërheqjen e profesorit Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Kosovës. Në një reagim, VV ka thënë se Sejdiu ishte kandidat i...

Më shumëDetails

“Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

Leonora Jakupi me lutje të përzemërt për Njesinë Speciale
14/09/2026 - 22:52

Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen komandanti”, kushtuar çlirimtarëve. Kënga është publikuar para pak minutash dhe sjell një mesazh...

Më shumëDetails

Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
14/09/2026 - 22:48

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, ka thnë se PDK-ja e ka qëndrimin e qartë, çdo vendim që delë nga kjo legjislaturë e...

Më shumëDetails

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën
14/09/2026 - 22:32

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë për zhbllokimin e institucioneve të Kosovës. Mustafa ka bërë thirrje për...

Më shumëDetails

PDK i drejtohet nesër sërish Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 22:15

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sërish nesër Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin dërguar mediave, bëhet me dije se deputetët Arian Tahiri dhe Përparim Gruda do të mbajnë...

Më shumëDetails

Tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President, vjen reagimi nga Arbërie Nagavci

Nagavci pas aksidentit fatal në Prizren: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime më të ashpra se ligji aktual
14/09/2026 - 22:01

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President ësht ëhumbjë për një proces që do duhej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë