Rrjeti i marketeve “Emona Center” shënon 19 vjetorin e themelimit, me një rrugëtim shumë të suksesshëm duke fituar besimin e konsumatorëve në cilësi dhe çmime të lira, shkruan Veriu.info.
Emona Center këtë përvjetor ka vendosur ta shënojë me një spektakël me superzbritje në shumicën e artikujve.
Konsumatorët për këto 19 vite të punës së Emona Center vazhdojnë të qëndrojnë besnik të saj, për shkak se në vazhdimësi ka ofruar produkte të sigurta e cilësore.
Çmimet e lira karakterizojnë këtë rrjet marketeve duke e bërë atë vendin ku shumë konsumatorë furnizohen me gjërat e nevojshme nga të gjitha fushat.
E këtë muaj ju pret një superzbritje në shënim të 19 vjetorit të themelimit të kësaj kompanie.











