Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet vëllai i drejtorit të Inspektoratit në Prizren, dyshohet për kontrabandim me migrantë, sekuestrohet një autobus i agjencisë në pronësi të drejtorit

30/07/2022 - 18:17
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohet vëllai i drejtorit të Inspektoratit në Prizren, dyshohet për kontrabandim me migrantë, sekuestrohet një autobus i agjencisë në pronësi të drejtorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës sot ka kryer një aksion në rajonin e Prizrenit, ku janë kryer bastisje në disa lokacione ku dyshohej se kryheshin veprime kriminale. Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për trafikim me migrantë dhe sekuestrimin e autobusëve të cilët dyshohet se janë përdorur për të kontrabanduar shtetasit e huaj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se në prangat e Policisë ka përfunduar edhe Labinot Ukaj i njohur si ‘Lab Bashkimi’, i cili është vëllai i drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri. Ky i fundit është edhe pronar i kompanisë turistike ‘Bashkimi Reisen’.


‘Lab Bashkimi’


Islam Ukimeri
Lidhur me arrestimin e vëllait të tij, ka folur edhe vetë Ukimeri, i cili tha për Sinjalin se nuk e di ende se përse është arrestuar vëllai i tij, teksa ka mohuar të jenë kryer bastisje në kompaninë e tij.

“Ja ja, është vëllai jem, drejtori që është i firmës se unë ja. Nuk është bastisë kompania, veç e kanë marrë vëllain tem. E kanë marrë në pyetje po më shumë nuk di. Kurrgjë s’u bastisë te na. Nuk p’e di hiç pse është arrestu vëllai, se nuk jom unë në ngjarje hiç, nuk jom kanë ktu, hala nuk jom në ngjarje hiç. Po presim ndërkohë. Na kemi veç linja Prizren – Prishtinë, na qato linja i bajmë as nuk dalim jashtë shtetit as kurrkund“, tha drejtori Ukimeri për Sinjali.

‘Lab Bashkimi‘, përpos vëllai i drejtorit të Inspektoratit është edhe bashkëshorti i zyrtares së Gjykatës Themelore në Prizren, Xhevahire Bislimi.

Labinot dhe Xhevahire Ukimeri
Sinjali mëson ekskluzivisht se gjatë bastisjes në kompaninë ‘Bashkimi Reisen’ ku pronar është drejtori i Inspektoratit, është sekuestruar një autobus me të cilin dyshohet se janë kontrabanduar migrantët.

Po ashtu sipas burimeve, është sekuestruar edhe vetura e bashkëshortes së ‘Lab Bashkimit’, Xhevahires, pasi që e njëjta dyshohet që po ashtu është përdorur si automjet për kontrabandimin e shtetasve të huaj.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë