Dy seanca të jashtëzakonshme janë thirrur për ditën e sotme, dhe ky fakt ka shkaktuar reagime të mëdha.
Komisionet parlamentare, e marrëveshje ndërkombëtare dhe Buxhetin elektoral 2026 – dhe, krejt pastaj, zgjedhjen e “Qeverisë Konjufca 1”.
Një ditë para skadimit të këtij afati, as i nominuari për kryeministër Glauk Konjufca dhe as VV-ja nuk kanë dhënë shenja nëse i kanë siguruar votat e nevojshëm për formimin e qeverisë.
Askush prej zyrtarëve të VV-së deri me tani nuk ka treguar nëse kanë pasur ndonjë takim me zyrtarët e partive opozitare apo me deputetët në mënyrë individuale për sigurimin e votave.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje.
Me arsyetimin se nuk ka kohë, ai sot ka injoruar pyetjet e gazetarëve për këtë temë.
“Më duhet të shkoj”, ka thënë Kurti shkurt.
Në anën tjetër, zyrtarët e “opozitës” kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se nuk kanë vota për Glauk Konjufcën.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nuk sheh asnjë mundësi që të votohet qeveria “Konjufca 1”.
Gjatë një interviste në “Pressing”, Hamza ka deklaruar se nuk e di se ku do t`i marrë votat VV-ka.
“Nuk e di ku ka me i marr. Në PDK nuk i merr, në LDK nuk e shoh si mundësi, Aleanca është deklaru qartë dhe Nisma aq sa kom lexu e ka dhënë qëndrimin e vet që nuk do të ketë votë për Qeverinë Konjufca”, ka thënë Hamza.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe LDK-ja.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se VV-ja po tenton vetëm zvarritjen e zgjedhjeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këtë qëllim VV-ja po e përmbush me sukses.
“15 ditët e shtyrjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare po kalojnë. Mandatari i dytë i VV-së për formim të Qeverisë këtë detyrë e mori: shtyrjen e zgjedhjeve. Po e përmbush me sukses”, ka shkruar ai.areve
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar çështjen e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.
Ai ka bërë me dije se VV-ja një gjë të tillë e ka bërë vetëm për të shtyrë zgjedhjet e reja.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këtë qëllim VV-ja po e përmbush me sukses.
“15 ditët e shtyrjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare po kalojnë. Mandatari i dytë i VV-së për formim të Qeverisë këtë detyrë e mori: shtyrjen e zgjedhjeve. Po e përmbush me sukses”, ka shkruar ai.
Zvarritja e kësaj seance nga VV-ja deri në ditën e fundit duket se e ka befasuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ajo ka bërë me dije se ishte optimiste që seanca ku do të votohej për mandatarin e dytë për kryeministër do të thirrej më herët.
Para gazetarëve, Osmani ka vlerësuar se ajo duhet të thirret në përputhje me Kushtetutën.
“Siç e dini, ftesa për seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve, dhe jam e bindur që do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese. Në anën tjetër, unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati. Më pas është në duart e deputetëve dhe të partive politike se çfarë diskutojnë mes vete; këto janë procese në të cilat nuk kam ndërhyrë më herët dhe as tani”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, votimi është në dorën e deputetëve.
“Sa i përket ftesës për seancë, ai ka qenë optimizmi im — duket se të tjerët nuk e kanë pasur të njëjtin optimizëm. Unë kam pasur shpresë se do të ftohet më herët, bazuar në bisedat që kemi pasur. Sot është e hënë dhe e mërkura është data e fundit për seancë. Por, siç e thashë, u takon deputetëve të partive politike. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda afatit kushtetues, dhe përderisa është brenda atij afati, nuk ka asnjë shkelje”, është shprehur Osmani.















