Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV nga ora 11:00 mblidhet në Kuvend, “seanca” po shihet si operacion i ri i Kurtit për fajësim të partive dhe kartë për fushatë zgjedhore

19/11/2025 - 10:26
në Kryesore, Lajme
A A
VV nga ora 11:00 mblidhet në Kuvend, “seanca” po shihet si operacion i ri i Kurtit për fajësim të partive dhe kartë për fushatë zgjedhore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për formim të qeverisë. Këtë njëherë e provoi kryetari i partisë, Albin Kurti, që dështoi të marrë votat e nevojshme në Kuvend dhe sot do të provojë të bëjë nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca, duke qenë në dijeni se rezultati do të jetë i njëjtë me atë të shefit të tij. Seanca u caktua në ditën e fundit të afatit – që u pa si zvarritje e qëllimshme për të blerë kohë. Para kësaj seance, Kuvendi thirri dhe një tjetër për kryesisht çështje të financave – e cila u pa si e diskutueshme ligjërisht dhe si tentim i Kurtit për fajësim të partive tjera.

Kuvendi i Kosovës ka caktuar një seancë të jashtëzakonshme për orën 11:00 ku në rend të ditës futi disa nga çështjet më të përfolura të cilat u kthyen në problematike për shkak të mosformimit të institucioneve tash e saj muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt. Aty përfshihen marrëveshjet me BE-në nga të cilat Kosova nuk po mund të përfitojë miliona euro, buxheti për vitin 2026, buxheti për disa komuna, përfshirë kryeqytetin, si dhe çështja e RTK-së ku punëtorët kanë mbetur pa paga.

Caktimi i kësaj seance u pa si një taktikë e re e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për t’ua hedhur fajin partive të tjera, të cilat konfirmuan se nuk do të bëhen pjesë e kësaj seance për të cilën njohësit e fushës thanë se është e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë dhe paralajmëroi një konferencë për media.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar për Reporteri.net se nuk do të marrin pjesë në seancën e parë.

“Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashkë me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancën e parë. Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp”.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi vetë kryetari Lumir Abdixhiku, i cili quajti “populistë të rrezikshëm” Lëvizjen Vetëvendosje.

“Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë”.

Abdixhiku tha se kjo seancë u thirr pa asnjë konsultim e diskutim.

“LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot. Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqjeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë. Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet”, tha ai.

As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë në këtë seancë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën do të votojmë kundër”, tha ai.

Thirrja e kësaj seance u përball me kritika të forta nga dy njohësit e fushës, Eugen Cakolli dhe Albert Krasniqi.

Cakolli pyeti se nëse pikat e rendit të ditës për seancën e sotme – përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, kreditë, buxhetin e shtetit, buxhetet e disa komunave dhe financimin e RTK-së – “qenkan kaq jetike, pse nuk u sollën për shqyrtim më herët?”.

“Pse jo gjatë 14 ditëve të mandatarit të dytë, gjatë 10 ditëve të konsultimeve të Presidentes, apo gjatë 15 ditëve të mandatit të parë? Pse pikërisht në ditën e fundit të afatit kushtetues për formimin e Qeverisë ose shkuarjen në zgjedhje?! Përtej faktit që veprime të tilla bien ndesh me ligjin, rendi kushtetues dhe logjika parlamentare parashohin që fillimisht votohet Qeveria, e vetëm më pas merren vendime që krijojnë politika të reja, detyrime financiare dhe implikime ndërkombëtare”.

I gjithë ky nxitim për të votuar “urgjentisht” buxhetin dhe marrëveshjet, pikërisht para skadimit të afatit për mandatarin e dytë, Cakolli tha se në fakt shpalos disa mesazhe politike.

“Së pari, duket se ka shumë pak besim që Qeveria e propozuar nesër do të sigurojë shumicën e nevojshme. Për më tepër, dështimi eventual për miratimin e pikave të nesërme do të tentohet të kapitalizohet si kartë politike gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore. Dhe së dyti, po jepen sinjale se vendi mund të mbetet pa Qeveri të re funksionale edhe përtej muajit mars – kur çështjet buxhetore bëhen realisht emergjente”, tha Cakolli.

Ndërkaq, Krasniqi tha se seanca e jashtëzakonshme e thirrur vetëm pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë “është një seancë e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit”.

“Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë, dhe as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë”.

Ai tha se kjo seancë nuk është zgjidhje, por “një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të përballet vendi”.

Krasniqi shtoi se thirrjet “për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë” nuk janë as rrugëdalje, as zgjidhje.

“Ato janë hapje e dyerve për të dalë krejtësisht nga binarët institucionalë dhe për të dëmtuar themelet e shtetit ligjor. Në vend të lojërave politike dhe përpjekjeve për të shpikur rrugë të jashtëligjshme, palët duhet të ulen dhe të dakordohen për krijimin e një qeverie teknike – një ekzekutiv me profil të ulët politik, me mandat të kufizuar në fushëveprim dhe kohëzgjatje, i cili ka vetëm një qëllim: ta nxjerrë vendin nga bllokada dhe të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Vetëm kthimi në legalitet dhe përgjegjësi institucionale mund ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Gjithçka tjetër është thellim i krizës”, tha ai.

Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tregoi se seanca e parë u thirr me 40 nënshkrime të deputetëve të Vetëvendosje, për të cilën pretendoi se do të ishte “sukses” po të kaloheshin pikat e rendit të ditës dhe tha se për ta arritur atë duhet mbështetja e partive të tjera.

JU REKOMANDOJMË

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore
27/05/2026 - 23:00

Zgjidh gjuhën sq Albanian “Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore Viber Icon INDEKSONLINEE Mërkurë, 27 Maj 2026 22:44 Partia Socialdemokrate, sonte ka hapur zyrtarisht fushatën...

Më shumëDetails

Maliqi për subvencionimin e fluturimeve: Rast i paprecedent i abuzimit të buxhetit për zgjedhje

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
27/05/2026 - 22:56

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se mediat dhe Prokuroria Speciale duhet t’i kenë sytë e hapur ndaj subvencionimit të fluturimeve. Në një shkrim në rrjetin...

Më shumëDetails

Krasniqi për Vetëvendosjen: Këta s’e kanë hallin hiç për diasprë, ata s’po na kthehen as të vdekur

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
27/05/2026 - 22:50

Dardan Krasniqi nga AAK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se pushteti nuk e ka hallin për diasporë. Ai tha se ka jetuar në diasporë dhe e dinë...

Më shumëDetails

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën
27/05/2026 - 22:19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pati një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pak kohë më parë. Siç thekson Presidentja e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale
27/05/2026 - 22:08

Si numër 1 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka synim edhe një mandat. Por ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po thotë se kandidimi i...

Më shumëDetails

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë
27/05/2026 - 21:40

Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    609 Shpërndaje
    Shpërndaje 244 Tweet 152
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë