Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj njofton se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës.
“Pas konsumimit të çdo forme të manipulimit të opionit publik që nga prilli për të fshehur mungesën e numrave për krijimin e institcioneve, sot po provohet ta quajmë ashtu “treni i fundit. Një seancë jolegjitime, dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushteues”.
Zemaj thekson se LDK merr pjesë vetëm në seancën për votimin e qeverisë.












