Për pak minuta pritet të fillojë takimi i presidentës së vendit Vjosa Osmani me përfaqësues të partive politike, ku dhe pritet të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Në takim tashmë ka arritur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)Bedri Hamza.
Ndryshe pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar dhe përfaqësues të partive të tjera. Ndërsa takimi është paraparë të fillojë në orën 10:30.












