Ka përfunduar takimi në Presidencë mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve partiakë për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Kryetari i Guxo, Faton Peci, tha se kanë pasë qëndrime të ndryshme rreth datës së zgjedhjeve.
“Pat diskutime të ndryshme rreth asaj se kur është opsioni më optimal dhe më i favorshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës. Si Guxo kemi mbrojtur qëndrimin mes datës 21 dhjetor dhe 28 dhjetor, ne kemi preferuar datën 28”.












