Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Qeveria e Kurtit po ndërton armiq imagjinarë për të maskuar paaftësinë dhe dështimet e veta

21/11/2025 - 15:15
në Lajme
A A
Krasniqi: Qeveria e Kurtit po ndërton armiq imagjinarë për të maskuar paaftësinë dhe dështimet e veta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se qytetarët e vendit janë duke u përballur me një mori sfidash brenda këtyre pesë viteve të fundit, duke lënë fajtore Qeverinë në detyrë të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se pjesëtarët e Qeverisë duhet të mbahen përgjegjës, sipas tij, për dëmin pesë vjeçar që i kanë bërë vendit.

“Jemi në vitin 2025, dhe me gjithë sfidat e mëdha që ka vendi, pushteti vazhdon ta zhvendosë vëmendjen e opinionit nga realiteti, duke ushqyer propagandë dhe përçarje. Në vend që të merret me problemet e qytetarëve, kjo qeveri ka zgjedhur të ndërtojë armiq imagjinarë për të maskuar paaftësinë dhe dështimet e veta në çdo fushë”.

“Kush i ka fajet që sot kemi probleme në shëndetësi e arsim, ngecje të zhvillimit ekonomik dhe mbi 250 mijë qytetarë të larguar nga vendi? Kush e ka mbajtur Kosovën të bllokuar për 10 muaj për arsye krejt personale, duke degraduar çdo institucion dhe duke shkelur Kushtetutën e ligjet? Fajtorët janë po ata që e kanë qeverisur vendin këto pesë vite dhe për dështimet e tyre duhet të mbeten përgjegjës”, tha Krasniqi.

I njëjti ka përmendur edhe masat e BE-së që janë të vendosura ndaj Kosovës dhe pezullimin e dialogut strategjik, duke theksuar se edhe për këtë është fajtore Qeveri në detyrë.

“Prandaj, është koha të mos biem më pre e propagandës. Është koha të kthehemi te programet, vizioni dhe politikat që ndërtojnë të ardhmen tonë, të jemi të bashkuar për vendin dhe të ardhmen tonë, e jo të përçarë për interesa të ngushta politike”.

“Është koha të marrim përgjegjësinë dhe të vendosim për një Kosovë që ecën përpara. Është koha për një kryeministër që zgjidh problemet ekonomike e zhvillimore. Është koha për Bedri Hamzën, Kryeministër”, tha Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

OBSH paralajmëron Evropën- Një tjetër valë e të nxehtit po afrohet, temperaturat pritet të arrijnë 43°C

OBSH paralajmëron Evropën- Një tjetër valë e të nxehtit po afrohet, temperaturat pritet të arrijnë 43°C
07/07/2026 - 18:11

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH paralajmëroi se Evropa mund të përballet me “javë më vdekjeprurëse”, me një tjetër valë të nxehtë intensive që po formohet mbi Atlantik. Temperaturat...

Më shumëDetails

Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër

Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër
07/07/2026 - 17:58

Procedurat ankimore përfunduan dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit mund të certifikohen, dhe me gjasë kjo do të bëhet qysh nesër në një mbledhje të...

Më shumëDetails

Sulmi në KKZ/ Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit

Sulmi në KKZ/ Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit
07/07/2026 - 17:50

Gjykata e Apelit ka marrë vendim përmes të cilit ia ka zbutur dënimin Dejan Pantiqit nga 2 në 1 vit burgim lidhur me akuzën për sulmin terrorist ndaj...

Më shumëDetails

Ardian Gjini: Të hiqet testi i arritshmërisë, streson nxënësit dhe nuk ka rezultate reale

Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
07/07/2026 - 17:38

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kërkuar heqjen e Testit të Arritshmërisë, duke vlerësuar se ai ka dështuar ta përmbushë qëllimin për të cilin është krijuar dhe se...

Më shumëDetails

Erdogan pret lajme të mira për blerjen e avionëve amerikanë: Trump gjithmonë e ka mbajtur fjalën

Erdogan pret lajme të mira për blerjen e avionëve amerikanë: Trump gjithmonë e ka mbajtur fjalën
07/07/2026 - 17:30

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet sot se beson se një marrëveshje është afër për blerjen nga Ankaraja të avionëve luftarakë amerikanë F-35 dhe motorëve të...

Më shumëDetails

Kajtazi për Kurtin: Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet në Greqi me një grup komunistësh

Kajtazi për Kurtin: Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet në Greqi me një grup komunistësh
07/07/2026 - 17:20

Gazetari e analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me Çamërinë e Shqipërinë prej ardhjes së tij në pushtet. Në profilin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë