Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për 22 vjet, Policia e Kosovës vazhdon të punojë pa sigurim shëndetësor

31/07/2022 - 11:06
në Kryesore, Lajme
A A
​Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, janë 21 policë të vrarë gjatë detyrës zyrtare dhe mbi 400 policë të lënduar.

Nuk janë të rralla rastet kur në aksione u rrezikohet jeta edhe e atyre që janë të thirrur për të ofruar rend e siguri.

Madje, këto situate janë shpeshtuar ditëve të fundit, pas incidenteve dhe sulmeve kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, thotë për EO, se është për keqardhje që një kategori siç janë Policia e Kosovës mos të kenë sigurim shëndetësor.

Ai ka kërkuar nga institucionet qeverisëse që të ndërmarrin hapa konkret, në mënyrë që pjesëtarët e PK-së, të kenë sigurim shëndetësor.

“Realisht kjo nuk është një lajm i mirë. Institucionet e Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë kanë pasur tentativa për ta rregulluar sigurimin shëndetësor për Policinë por edhe për kategoritë e tjera, unë e kuptoj se Policia është më e ndjeshme”.

“Unë kam informata që në kohën sa ishte zotri Qalaj drejtor, që ishte afër për të ardhë deri te një marrëveshje e për të gjetur një rrugë ligjore për të bërë sigurimin shëndetësor për Policinë, por fatkeqësisht ende nuk kemi një hap konkret. Unë besoj se institucionet duhet sa më shpejtë që ta rregullojnë këtë çështje”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, tha se duke e parë që Qeveria e Kosovës nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim, së bashku me kolegët e partisë kanë diskutuar për të gjetur një rrugë ligjore që të rregullohet sigurimi shëndetësor i PK-së.

“Është koincidencë por edhe dje e kemi pas rastin me disa nga deputetët e PDK-së, kemi diskutuar që ta gjejmë një rrugë më të shpejtë ligjore që të rregullohet çështja e sigurimit shëndetësor për pjesëtarët e Policsë së Kosovës. Megjithatë ne kemi pasur një zotim të Qeverisë aktuale që sigurimi shëndetësor do të jetë prioritet i tyre që nga viti i parë por nuk kemi parë ndonjë hap konkret jo vetëm për policinë por për asnjë kategori”, tha ai, duke shtuar se sigurimi shëndetësor duhet të rregullohet për të gjitha kategoritë.

Kritika ka edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha.

Ai për thotë se pos mungesës së sigurimeve shëndetësore, pjesëtarët e PK-së kanë nevojë edhe për uniforma e pajisje tjera përcjellëse.

“Qeveria e Kosovës nuk e ka aprovuar as Ligjin e Pagave në këtë situatë të rëndë për vendin. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë as sigurimin shëndetësor për Policinë, pra siç duket iu ka ardhur fundi me u arsyetuar se çfarë është bërë këto 20 vite”.

“Tani kjo është e nevojshme, është emergjente dhe duhet të ndodhë. Kemi me qindra policë që sëmundje kronike dhe ata nuk mund të dalin në punë. Ka shumë nevoja, duke përfshirë uniformat, mjeteve motorizuese e gjitha këto i kemi adresuar edhe në Komisionin për Siguri”, tha Berisha, teksa thotë se AAK-ja do ta përkrah çfarëdo iniciative për këtë çështje.

“Çka do që është në pyetje për ushtarët e FSK-së, për AKI-në dhe për Policinë, do të jenë votat tona dhe kontributi jonë. Veç le të bëhet se nuk duam merita në këtë drejtim”, thotë Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë