Aktori dhe mërgimtari Hysni Zeqiri ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, duke e cilësuar atë si figurë të rëndësishme të luftës dhe shtetndërtimit në Kosovë.
Zeqiri ka reaguar ndaj akuzave që i janë adresuar Haradinajt, duke thënë se “sot me i thënë Ramushit se është me Serbinë dhe me Listën Serbe, duhet me qenë kokërr idioti”. Ai shtoi se, sipas tij, vota për Haradinajn “nuk e rrezikon asnjëherë Kosovën”.
Në postimin e tij, Zeqiri thekson se Ramush Haradinaj mbetet hero i luftës, njeriu që ka kontribuar në formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe udhëheqësi që si kryeministër dha dorëheqje për të mos iu shmangur drejtësisë ndërkombëtare.
“Për Ramushin, e para është Kosova”, u shpreh ai, duke falënderuar ish-komandantin dhe duke paralajmëruar se do ta mbështesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.












