Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Falsifikim dokumentesh e manipulim me çmime, Ministria e Arben Vitisë denoncohet publikisht për një tender

24/11/2025 - 15:27
në Kryesore, Lajme
A A
Falsifikim dokumentesh e manipulim me çmime, Ministria e Arben Vitisë denoncohet publikisht për një tender
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një valë e re akuzash mbi integritetin e tenderëve publikë ka goditur Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), institucion i drejtuar nga Ministri në detyrë Arben Vitia, duke vënë në shënjestër drejtpërdrejt Divizionin e Prokurimit, ku shef është Berat Marmullaku. Falsifikim dokumentesh e manipulim me çmime dhe jo vetëm. Janë disa prej akuzave që janë deponuar në një ankesë që tashmë është publike

Tenderi për “Servisimin e automjeteve te MSH”-së ri-nisi zyrtarisht më 6 Tetor 2025, kur MSH lëshoi Njoftimin për Kontratë dhe planifikonte të shpenzonte 90 mijë euro.

Fakti kyç i dokumentacionit është se kjo ishte një procedurë e kategorizuar si Ritender – që nënkupton se procedura e mëparshme për të njëjtin shërbim kishte dështuar ose ishte anuluar.

Ky detaj, sipas pretendimeve të ankuesit, i vendoste Divizionit të Prokurimit të MSH-së, që shef e ka Berat Marmullakun detyrimin ligjor dhe moral për të ushtruar një kujdes të shtuar në vlerësimin e ofertave të reja. MSH, e cila kishte parë një dështim të mëparshëm, duhej të garantonte një proces transparent dhe të rreptë, në mënyrë që të shmangte çdo parregullsi.

Falsifikim dokumentesh e manipulim me çmime dhe jo vetëm. Janë disa prej akuzave që janë deponuar në një ankesë që tashmë është publike

Këto akuza janë përmendur në kërkesën për rishqyrtim të cilën ankuesi Auto Europa Cars sh.p.k. & N.T.SH. EUROPA e ka paraqitur me dëshmi, duke pretenduar se MSH ka shpërblyer me kontratë një kompani, dosja e të cilit dëshmon falsifikim të qëllimshëm dhe mashtrim.

Megjithatë, pikërisht në këtë Ritender, MSH shpalli fitues Operatorin Ekonomik Gani B. Krasniqi B.I. me një ofertë prej 60,771.17 €, duke i dhënë dritën jeshile kontratës duke u justifikua me standardin “çmimit më të ulët në mesin e tenderëve që plotësonin kërkesat e dhëna”.

Kjo deklaratë zyrtare e MSH-së është pika fillestare e akuzës: si mund të konsiderohet i përgjegjshëm një operator, dosja e të cilit, siç pretendon ankuesi, është e mbushur me falsifikime dhe kontradikta administrative?

Ankesa detajon prova që, sipas saj, janë të mjaftueshme për diskualifikim dhe përfundojnë në vepër penale: Akuza për vjedhje identiteti dhe nënshkrime të kopjuara.

Ankuesi thekson se operatori fitues ka falsifikuar parakontratën e inxhinierit të elektroteknikës, Bujar Gjocaj, i cili e ka mohuar këtë me shkrim. Më tej, ankuesi dokumenton se nënshkrimi i inxhinierit në dosjen e MSH-së është një kopje perfekte (copy-paste) nga një dokument i mëparshëm i dorëzuar në një tjetër Ministri.

“Ne i kemi dërguar më 05.11.2025 e-mail z. Bujar Gjocaj i cili është Drejtor i Gjimnazit “Gjin Gazuli “ në Prishtinë se a është në dijeni se OE Gani Krasniqi B.I. ka dorzuar parakontratë me ju në Ministrin e Shëndetësisë për aktivitetin e prokurimit me titull: “Servisimi i automjeteve te MSH-se RITENDER”, thuhet në dokument dhe tutje citohet Gjocaj të u ketë thënë se “Unë nuk kam ndonjë parakontratë me askënd për këtë tender dhe ajo kopje nuk është nga unë vetëm nëse është ndonjë parakotratë tjetër për te cilën unë nuk jam ne dijeni”.

Kërkesa vë në pah se parakontrata me Inxhinierin e Makinerisë mbante datën 20 Shtator 2025, ndërkohë që Njoftimi i MSH-së u lëshua vetëm më 6 Tetor 2025. Ankuesi ngre pyetjen se si Komisioni Vlerësues nuk e vërejti që numri specifik i tenderit u citua në një dokument të datës së hershme, duke sugjeruar fabrikim ose informacion të brendshëm.

“Shtrohet Pyetja si si OE Gani Krasniqi B.I. ka mundur të dij numrin e prokuirmit të këtij aktiviteti të prokurimit ende pa u publikuar. Vlerësoj dhe konsiderojm që sërish këtu kemi të bëjmë me mashtrim me prokurim publik. Kërkojmë nga AK-ja që në këto 2 pretendime ankimore të aprovohen si të bazuara dhe që AK-ja të veproj konform nenit 99.2 të LPP-së dhe nenit 67.9 të Rregullores Për Prokurimi Publik nr.002/2024 për diskualifikim nga pjesëmarrja në prokurim publik pasi OE i rekomanduar për kontratë ka paraqitur dokument të rrejshëm”, thuhet në ankesë.

Ankuesi dokumenton se operatori ka ofruar çmime absurde për pjesë luksi (si amortizeri i BMW-së me 198 € kur kostoja reale është 1,423 €). Sipas ankuesit, pranimi i këtyre çmimeve pa kërkuar justifikim shkel Nenin 61 të LPP-së dhe komprometon seriozisht cilësinë e shërbimit dhe sigurinë e automjeteve shtetërore.

Pavarësisht krejt këtyre akuzave e dokumenteve, Ministria e Arban Vitisë ka nxjerr dokumentin që konstaton se duhet të i jepet kontrata firmës Gani B. Krasniqi B.I.. me emrin kompercial D.P.Z. “Suzuki” me kontratë mbi 60 mijë euro. /Insajderi.org

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë