Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Latifi i reagon aktorit Dardan Gashi: I padijshëm, më ka përfshirë në situatë që s’kam lidhje- shkel mbi vlerat e babait të tij

27/11/2025 - 15:42
në Lajme, ShowBiz
A A
Latifi i reagon aktorit Dardan Gashi: I padijshëm, më ka përfshirë në situatë që s’kam lidhje- shkel mbi vlerat e babait të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar pasi që aktori Dardan Gashi, e ka përmendur në një postim të tijin në Facebook. Latifi ka thënë se, Gashi e ka përfshirë atë në një situatë me të cilën profesori i filozofisë s’ka asnjë lidhje, duke e cilësuar aktorin Gashi si ‘’të padijshëm’’.

Latifi në reagimin e tij, ka theksuar edhe se, Dardan Gashi, është djali i poetit të njohur kosovar, Adem Gashi, duke shtuar se aktori ka shkelur ‘’mbi vlerat’’ e babait të tij, për të cilat poeti ka dhënë mund.

Postimi:

Adem Gashin, poetin e njohur kosovar, e kam njohur personalisht. Takoheshim shpesh në librarinë “Artini” dhe disa herë kemi pirë kafe së bashku te “Lesna”. Ishte burrë zotni, i këndshëm në biseda dhe latues i hollë i vargut poetik. Shumë këngë të bukura kushtuar luftës çlirimtare mbajnë autorësinë e tij.

Ademi vdiq papritur në janarin e vitit 2024 dhe unë isha në mesin e atyre që u prekën thellë nga humbja e tij.

Dje, i biri, përmes një shkrimi, kishte përfshirë emrin tim në një situatë me të cilën nuk kam asnjë lidhje. Madje kishte shkuar deri aty sa të linte të kuptohej se disa kërcënime që kishte bërë më adresoheshin tërthorazi edhe mua. E kuptoj se ky pseudoaktor, dhe gjithsesi i padijshëm, këtë e ka bërë ngaqë prej kohësh është infektuar me ideologjinë vahabiste, duke e tradhtuar hapur kredon kulturore për të cilën jetoi dhe shkroi babai i tij, Adem Gashi.

Sa për atë gjuhë kërcënuese, kurrë nuk do të kisha reaguar, aq më pak kur ai e bën në emër “të gjakut të Azem Galicës e të Shaban Polluzhës”. Ky injorant nuk e di se, nëse do të duhej të flitej në këta terma, atëherë më takon mua të flas, sepse, nga linja e gjakut, unë i përkas vëllazërisë fisnore të Azem Galicës, e jo ai. Por kjo, kuptohet, nuk ka rëndësi.

Rëndësi ka fakti i dhimbshëm se si sot bijtë po shkelin mbi vlerat e baballarëve të tyre, për të cilat ata derdhën mundin dhe gjakun. Fatkeqësisht, poeti ynë dhe ish-miku im Adem Gashi është në mesin e këtyre baballarëve.

Një muaj para se të vdiste, ai publikoi në faqen e tij në Facebook një poezi të shkëlqyer kushtuar Pjetër Bogdanit. Ja poezia:

VARRI I PJETËR BOGDANIT

Pjetër Bogdani s’ka varr

e zhbënë

po ai u bë gjithëprani

në tokë në qiell në ajër

Ai është tek unë te ti tek ai

“veshun me diell mbathun me hanë”

si ai zogu që ribëhet gjithnjë.

Kjo poezi flet më së miri se, në polemikën e moçme midis kombëtarëve e zuzarëve, Adem Gashi deri në vdekje mbajti anën e kombëtarëve. Por, siç thotë një shprehje e vjetër shqiptare: Shpesh nga Skënderi del beteri!

JU REKOMANDOJMË

Kurti premtoi katër hekurudha të reja, por trenat u ndalën – çfarë ndodhi?

Kurti premtoi katër hekurudha të reja, por trenat u ndalën – çfarë ndodhi?
09/11/2026 - 18:01

Pavarësisht premtimeve të bëra gjatë fushatës parazgjedhore për ndërtimin e katër hekurudhave të reja, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po përballet me një tjetër problem në sektorin...

Më shumëDetails

Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma
09/11/2026 - 17:46

Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Dardan Bujupi ka treguar në Frontal në T7 se si zyrtari i ministrisë, Sami Shaqiri e ndoqi me armë. Mosmarrëveshja, siç tregoi ai,...

Më shumëDetails

Shiroka Pula merr letër urimi nga presidenti i Gjermanisë: “Funksionalizimi i institucioneve, lehtësim i madh”

Shiroka Pula merr letër urimi nga presidenti i Gjermanisë: “Funksionalizimi i institucioneve, lehtësim i madh”
09/11/2026 - 17:30

Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së detyrës së presidentes së Kosovës. Në...

Më shumëDetails

Kurti shfaqet me bashkëshorten në Paris, viziton qendrën më të madhe të startup-eve në botë

Kurti shfaqet me bashkëshorten në Paris, viziton qendrën më të madhe të startup-eve në botë
09/11/2026 - 17:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur bashkë me bashkëshorten e tij gjatë qëndrimit në Paris të Francës. Në kuadër të kësaj vizite, Kurti ka vizituar STATION F,...

Më shumëDetails

Abdixhiku reagon ashpër pas largimit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca: Vendim i gabuar

Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
09/11/2026 - 16:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas ndryshimeve në ambientet e Presidencës së Kosovës, ku fotografia e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Deklarata...

Më shumëDetails

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën –  deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë
09/11/2026 - 16:35

Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të kësaj liste, e cila e konsideron atë “pjesë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë