Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

NYT: Trumpi dhe Maduroja kanë biseduar, diskutuan për një takim të mundshëm

28/11/2025 - 21:50
në Lajme
A A
NYT: Trumpi dhe Maduroja kanë biseduar, diskutuan për një takim të mundshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, javën e kaluar bisedoi me homologun venezuelas, Nicolas Maduro, dhe diskutuan për një takim të mundshëm mes tyre në ShBA, raportoi të premten gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, duke cituar disa persona me njohuri rreth çështjes.

Sipas kësaj gazete, tani për tani nuk ka plane për një takim të tillë, i cili – nëse do të ndodhte – do të ishte kontakti i parë ndonjëherë mes një presidenti amerikan dhe udhëheqësit autoritar venezuelas, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zbulimi i telefonatës vjen në kohën kur Trumpi po vazhdon që të përdorë retorikë luftëdashëse ndaj Venezuelës, ndërkohë duke e përmendur edhe mundësinë e diplomacisë. Presidenti amerikan në të kaluarën ka dhënë shenja se do të ishte i hapur për bisedime me Maduron, edhe pse raporti i gazetës “The New York Times” lë të kuptohet se një bisedë e tillë tashmë ka ndodhur.

Administrata e Trumpit e ka përshkruar Maduron si udhëheqës jolegjitim, i cili udhëheq një organizatë për trafikimin e drogës, e njohur si Cartel de los Soles. Karakasi e mohon këtë akuzë. Shumë ekspertë të pavarur thonë se, përderisa narko-korrupsioni në Qeverinë e Venezuelës është problem i madh, ka pak dëshmi për një grup të organizuar të zyrtarëve që do të mund të quheshin tradicionalisht kartel.

As Shtëpia e Bardhë, as Ministria e Komunikimit e Venezuelës, e cila merret me të gjitha kërkesat e gazetarëve ndaj Qeverisë, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Një grumbullim domethënës ushtarak në Detin e Karaibeve ka qenë duke u zhvilluar me muaj dhe Trumpi e ka autorizuar CIA-n për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë.

Të dielën, agjencia “Reuters” raportoi se Shtetet e Bashkuara do të hyjnë në një fazë të re të operacioneve të ndërlidhura me Venezuelën, ku mund të përfshihet përdorimi i opsioneve të fshehta. Dy zyrtarë amerikanë i thanë kësaj agjencie se në mesin e opsioneve që ishin duke u shqyrtuar përfshihej përpjekja për ta rrëzuar Maduron nga pushteti.

JU REKOMANDOJMË

“Të gjithë ata që tentojnë ta baltosin UÇK-në e ushtarët do t’i baltosin duart e tyre” – Flet ish ushtarja Velvetie Zogaj
Lajme

“Të gjithë ata që tentojnë ta baltosin UÇK-në e ushtarët do t’i baltosin duart e tyre” – Flet ish ushtarja Velvetie Zogaj

28/11/2025 - 22:51
“Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova”, Lekaj thotë se telefonoi Mustafën pas asaj deklarate: Ja çka biseduan
Lajme

“Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova”, Lekaj thotë se telefonoi Mustafën pas asaj deklarate: Ja çka biseduan

28/11/2025 - 22:21
Policia e Kosovës paralajmëron për e-maile të rreme: Dokumentet janë të falsifikuara, jo nga PK
Lajme

Policia e Kosovës paralajmëron për e-maile të rreme: Dokumentet janë të falsifikuara, jo nga PK

28/11/2025 - 22:15
Begaj nikoqir i darkës për festën e pavarësisë, Osmani: Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit
Kryesore

Begaj nikoqir i darkës për festën e pavarësisë, Osmani: Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit

28/11/2025 - 22:01
Lekaj: Tronditëse të shohim se si veprimet e pamatura të Albin Kurtit e kanë shtyrë aleatin tonë të reagojë kaq ashpër!
Lajme

‘Zgjedhjet me 28 dhjetor’, Lekaj: Mërgata jonë është tepër e zhgënjyer, s’do të votojnë pro Qeverisë ‘Kurti 3’!

28/11/2025 - 21:23
Kurti kthehet në Kosovë, merr pjesë në këtë ngjarje
Lajme

Kurti s’u pa as në Prekaz e as në Shqipëri, festën e flamurit e shënoi me një postim në ‘facebook’

28/11/2025 - 21:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Plagoset 17 vjeçja E.V. në Vushtrri

    Plagoset 17 vjeçja E.V. në Vushtrri

    339 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • I dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares vushtrriase në arrati, policia i gjen armë e fishekë në shtëpi

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Dolce ‘çmend’ Edin me vallëzimin e saj (VIDEO)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Simboli i rezistencës shqiptare është kthyer në simbol të turpit shtetëror”- Ish-komandanti i UÇK-së kritikon qeverisjen e Kurtit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova”, Lekaj thotë se telefonoi Mustafën pas asaj deklarate: Ja çka biseduan

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë