Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri: Qeveria dhe Albin Kurti kanë qenë dhe mbeten të interesuar për bllokim, sepse bllokadën duan ta shfrytëzojnë politikisht

29/11/2025 - 19:36
në Lajme
A A
Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Visar Ymeri, thotë se problemet që po ndodhin në komunën e Prishtinës, janë probleme të cilat janë akomolu për një kohë të gjatë.

Ymeri në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’,prodhim i GazetaBlic, tha se kjo është një sjellje e papërgjegjshme e qeverisë në detyrë e cila për më shumë se një vit e ka zvarritë buxhetin e Prishtinës, edhe pse kishte mundësi të miratohej.

“Këto mendoj që janë probleme që janë akomolu për gjatë një kohe të gjatë, një sjellje apsolutisht e pa përgjegjshme njëherë e qeverisë e pastaj e qeverisë në detyrë, e cila tash e ka marrë këtë epilogun në njëfarë mënyre, meqë ka më shumë se një vitë që e kanë zvarritë buxhetin e Prishtinës kur kanë pas mundësi me miratu në legjislaturën e kalume kur ka qenë edhe përbrenda procedurave ligjore dhe e mundshme të bëhet praktikisht. Mos të harrojmë që Prishtina e ka dorëzu buxhetin në qeveri diku ka fillimi i dhjetorit, është e vërtetë që është me vonesë në kuptim të procedurave se si duhet ndjekur mirëpo megjithatë është brenda kornizës kohore kur ka mujt me u bo një gjë e tillë, pra prej fillimt të dhjeotrit deri në fund të janarit e ka vonu qeveria, ministri i atëhershëm i financave dhe nuk e ka dërgu në kuvend, e ka dërgu në kuvend buxhetin pasi që kuvendit tashmë i kishte kalu mandati dhe ishte shpërbër për tu bërë gati për zgjedhjet e shkurtit.Ky problem ka fillu aty dhe pastaj është zvarrit përgjatë gjithë vitit sa kemi pas bllokadë politike në institucione”, tha ai.

Tutje ai thekson se kolapsi nuk është vetëm politik por edhe institucional, ku sipas tij ky është një problem jashtëzakonisht i madh.

“Unë do kisha thënë që kolapsi nuk është politik vetëm, fatëkeqësisht po bëhet edhe kolaps insitucional që nuk ish dashtë me ndodhë sepse një vend mundet me pas edhe kriza politike në kuptimin e pamundësisë së arritje të një shumice në kuvend për krijimin e qeverisë por kjo nuk ish desht me u përkthy pastaj në pamundësim të punës dhe mos funksionalizim të administratës dhe të nënpunësve civil të cilët do të duhej të punojnë pamvarësisht politikës. Në këtë drejtim konsideroj që kjo është një problem jashtëzakonisht i madh”, vlerësoi ai.

Sipas tij partia që ka shumicën në Kuvend ka treguar “moskokëçarje absolute” ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë, duke përfshirë punëtorët e RTK-së, Trafikut Urban dhe ndërmarrjeve të tjera publike, e gjitha kjo vetëm për ta shëndrruar në ndëshkim për kryetarin e Komunës.

“E dyta pastaj është që na e kemi një parti politike e cila e ka shumicën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila e ka tregu një moskokëqarje gati sa absolute karshi shtresave të caktuara të shoqërisë që sic po shihet tash me punëtorët e RTK dhe punëtorët e Trafikut Urban me ndërmarrjet publike, vetëm e vetëm për ta shëndrruar në ndëshkim për kryetarin e komunës. Pra filloi para zgjedhjeve lokale në mënyrë dhe me shpresen se po fitojnë në komunën e Prishtinës dhe kur humbën e vazhduan avazin e njejtë të bllokimit”, tha ai.

Ai kujtoi se kryetari Përparim Rama prej muajsh ka paralajmëruar publikisht për bllokadën që, sipas tij, Qeveria e Albin Kurtit po ia shkakton projekteve të kryeqytetit.

Ymeri tregon se të gjitha komunat që nuk kanë qenë të Lëvizjes Vetëvendosje e kane pasur të njejtën ankesë karshi qeverisë.

“Na e dëgjuam kryetarin e Prishtinës, që ka muaj të tërë që ka fillu me tërheqë vëmendje te bllokada që po i shkaktohet te projektet e kryeqytetit nga qeveria e Albin Kurtit dhe për këtë njerëzit nuk kanë desht me kuptu se e kanë përqesh e kështu me radhe që tash po del e vërtetë. Por nuk është vetëm ky kryetar komune që i ka këto ankesa, të gjithë kryetarët e komunave që nuk kanë qenë të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë pas pak a shumë të njejten vrejtje dhe ankesë karshi qeverisë se po ua bllokonë projektet dhe nuk po investon në ato komuna aq sa ish dasht të investohet”, u shpreh ai.

Tutje ai kritikoi faktin që kërkesat e kryetarit Përparim Rama për takim me Qeverinë janë injoruar vazhdimisht.

“Kryetari Përparim Rama me sa e kam pa edhe para zgjedhjeve edhe tash vazhdimisht e ka shpreh intersimin dhe ka kërku që të takohet me qeverinë në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen e këtyre qofshin ato probleme ose moskuptim, mirëpo ka pas një refuzim nga qeveria e Kosovës që nënkupton se ata nuk duan zgjidhje, sepse pamvarësisht si është kriju problemi nëse je i intersum për me gjet zgjidhje ti jo vetëm që i pranon por edhe i kërkon takimet në mëmyrë që me u mundu se tek e fundit zgjidhja që po kërkohet këtu nuk është për Përparim Ramën por për qytetarët e Prishtinës, është për të gjithë ne që jetojmë këtu” vlerësoi ai.

Ymeri thotë se refuzimi për takim tregon që qeveria dhe Albin Kurti kanë qenë dhe mbetën të interesuar për bllokim sepse sipas tij bllokadën dhe tensionin duan ta shfrytëzojnë politikisht.

“Në këtë drejtim refuzimi për me vepru dhe me u taku tregon që qeveria dhe Albin Kurti kanë qenë dhe mbetën të interesuar për bllokim sepse bllokadën dhe tensionin këta duan ta shfrytëzojnë politikisht dhe ky është problemi themelor. Tash a ka aty edhe një pjesë të përgjegjësisë Komuna e Prishtinës dhe komunat tjera, sigurisht që po, nuk e përjashtoj këtë fare por fakti që ti nuk don as me u taku tregon që ti je parti politike e cila jeton në konstatim dhe shkaktim të problemve e jo në gjetjen e zgjidhjeve. Njerëzit që marrin përgjegjësi publike, qoftë në nivel lokal ose në nivel publik duhet neve me na tregu se qysh gjenden zgjidhjet për problemet që i kemi e jo me na i konstatu problemet sepse ato i shohim vet dhe cka po bën kjo qeveri është që vazhdimisht prej se ka fillu kjo kriza politike e deri në dështimin e dytë për me votu qeverinë në Kuvend, vazhdimisht e ka pas vetëm një fjali është mundu që me ia lënë fajin partive opozitare kurr nuk ka fol për zgjidhje”, përfundoi.

JU REKOMANDOJMË

Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
05/07/2026 - 09:26

Gjatë ditës së sotme dhe nesër, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.41 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit...

Më shumëDetails

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve
05/07/2026 - 09:09

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit i kishte vendosur pesë euro. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Bastiset një lokal në Prishtinë, kapen persona duke luajtur bixhoz

Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë
05/07/2026 - 08:59

Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një...

Më shumëDetails

Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 08:42

Pas protestave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sot duke nisur nga ora 18:00, do të mbahet protestë edhe në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Joseph: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk arrijnë konsensus, ngërçi parlamentar po e dëmton Kosovën

Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
05/07/2026 - 08:25

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i...

Më shumëDetails

Prattipati: E dinim se do të ishit aleat dhe partner i SHBA – Kosova me të vërtetë është vendi më pro amerikan në botë

Prattipati: E dinim se do të ishit aleat dhe partner i SHBA – Kosova me të vërtetë është vendi më pro amerikan në botë
05/07/2026 - 08:12

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe miqësinë ndaj SHBA-së, duke deklaruar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë