Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje në drejtim të tij lidhur me vendimin e PZAP-së për rrëzimin e vendimit të KQZ-së që mërgata të votojë edhe jashtë ambienteve të konsullatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ iu ka referuar VV’së si “sekt”, teksa ka rikujtuar edhe disa video të shpërndara në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
“Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan”, ka deklaruar i pari i LDK’së.
“Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”, tha ndër të tjera Abdixhiku.
Postimi i plotë:














