Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur tender në vlerë rreth 3 mijë e 700 euro për furnizim me karrige për zyrë.
Në total do të blihen 25 karrige për nevoja të Thesarit të Shtetit.
Nga një përllogaritje e thjeshtë i bie se një karrige do të blihet rreth 150 euro, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në platformën e-Prokurimi, furnizimi duhet të kryhet për një muaj,
Kontrata është dhënë dje, e nënshkrimi i saj është paraparë të bëhet sot./Reporteri.net













