Koalicioni për zgjedhjet e 28 dhjetorit mes Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) dhe Vetëvendosjes (VV) po përballet me kundërshtim të fortë nga pjesa më e madhe e demokristianëve në diasporë, kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Anton Marku, kryetar i PSHDK-së, dega në Austri, përmes një letre dërguar mediave tha se aktivistët demokristianë kërkojnë mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë dhe shkarkimin e kryetarit aktual Zef Morina dhe kryetarit të Bashkësisë së Degëve në Gjakovë, Anton Shala, të cilët sipas tyre e kanë marrë vendimin për koalicion pa pëlqimin e elektoratit.
Sipas Markut, vendimi për bashkëpunim me VV-në shkel parimet themelore të funksionimit të partisë, duke anashkaluar vullnetin e anëtarësisë dhe duke shërbyer interesa personale të disa individëve brenda partisë.
Ai shtoi se një koalicion i tillë nuk ka përputhje ideologjike me PSHDK-në dhe mund të dobësojë rolin e partisë në skenën politike.
Demokristianët në diasporë bëjnë apel që vota e tyre të mos përdoret për një pushtet që, sipas tyre, ka regjistruar më shumë regres se progres gjatë pesë viteve të fundit.
Ata nuk përjashtojnë as opsionin e bojkotimit të zgjedhjeve deri në një ristrukturim të plotë të partisë, larg personave që e kanë çuar PSHDK-në në këtë situatë.
LETRA E PLOTË
Shkruan: Anton Marku
Vjenë, 2 dhjetor 2025
Demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin PSHDK-VV
Koalicioni për zgjedhjet në nivel qendror të 28 dhjetorit mes Partisë Shqiptare Demokristianetë Kosovës (PSHDK) dhe Vetëvendosjes (VV) është duke u kundërshtuar fuqishëm nga pjesamë e madhe e demokristianëve në diasporë, të shtrirë gjeografikisht kryesisht në Zvicër,Gjermani dhe Austri. Aktivistët demokristianë të këtyre shteteve kërkojnë me urgjencëmbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshme të partisë dhe shkarkimin e dy incuesve të këtijkoalicioni jo të natyrshëm dhe të dëmshëm, kryetarit aktual të PSHDK-së Zef Morinës dhekryetarit të Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjakovë Anton Shala.
Anashkalimi i vullnetit të elektoratit
Në traditën e organizimit partiak fuqia e vetë këtij organizim buron nga votuesi, respektivishtelektorati, i cili zgjedh strukturat udhëheqëse të cilat më pas afirmojnë dhe mbrojnë interesat etij. Në pluralizëm partitë nuk mund të funksionojnë vetëm por në rrugëtimin e tyre drejtrealizmit të qëllimeve të definuara më parë hyjnë në marrëdhënie kontraktuale edhe mesubjektet e tjera politike, zakonisht me ato të një profili të njëjtë apo të ngjashëm programor.
Para se këto raporte të formalizohen në një marrëveshje të shkruar hapet debati i brendshëm,njoftohet anëtarësia dhe merret pëlqimi i saj. Këto parime themelore u injoruan dhe u shkelënme të dy këmbët në rastin e dakordimit për koalicion parazgjedhor mes PSHDK-së dhe VV-së. Bartës të këtyre lëvizje shkurtpamëse dhe për motive dhe interesa karrieriste dhe personalejanë figurat më të larta të PSHDK-së, nisur nga kryetari i saj Zef Morina me bashkëpunëtorëte tij në kryesinë qendrore dhe bashkësinë e degëve në Gjakovë që ka vite që janë shndërruarnë dekor dhe makineri votuese të vendimeve absurde duke mos përfaqësuar elektoratindemokristian.
Mësimit nga e kaluara dëshmojnë për faktin se sa herë që nuk është marrë nëkonsideratë vullneti i shumicës brenda një subjekti politik po aq herë projektet e tilla kanëpasur përfundim jo të lavdishëm dhe për pasojë ka ardhur deri te dobësimi dhe defaktorizimi ipartive të tilla në skenën politike të një vendi. I njëjti fat e pret edhe këtë tentativë që tëmbulohen dështimet e deritashme të lidershipit të PSHDK-së duke u afruar me një parti me tëcilën nuk ka asgjë të përbashkët, as ideologjikisht e as historikisht.
Llogaridhënia si akt moral
Koalicioni në fjalë është më shumë fiktiv se sa përmbajtjësor dhe i shërben disa individëve qënjihen me emër dhe mbiemër si zhvatës dhe matrapazë politikë, të cilët, tash e disa dekada,kanë përfituar nga partia, qoftë me privilegje apo me marrje të posteve publike, të cilat më pasi kanë përdorur për pasurim personal apo interesa grupore. Është koha e fundit që anëtarësiademokristiane toleron personat e tillë të cilët kanë marrë peng të gjitha strukturat e saj. Këtyremanipuluesve duhet përfundimisht tu tregohet dera. Veprimet e tyre nuk i sjellin asnjë të mirëatyre që ata pretendojnë të përfaqësojnë, përkundrazi.
Një pjesë të fajit e kanë edhe ata pakmbështetës të tyre që me gjysmë zëri aprovojnë gjithçka që ju servohet. Marrëveshjet e tillanuk kanë të bëjnë asgjë me funksionalizimin partiak dhe mbijetesën e PSHDK-së, e cila mëshumë është rrënuar nga brenda se sa nga jashtë.
Vendimet e gabuara
Që nga themelimi i saj, tash e 35 vite më parë, PSHDK-ja është parti e spektrit të djathtë e cilarrugëtimin e saj të derikëtushëm, në të shumtën e rasteve, e ka bërë bashkë me LDK-në.Vetëm atëherë ajo ka qenë origjinale në filozofinë e saj perëndimore. Lëshimet epaqëllimshme lënë gjithmonë hapësirë për mirëkuptimin, ato të qëllimshme duhet tëdemaskohen.
Në këtë frymë, duke qenë të bindur se vendimi për lidhje të koalicionit PSHDK- VV nuk është dobiprurës, demokristianët në diasporë kërkojnë që sa më parë të thirretkuvendi i jashtëzakonshëm i partisë në të cilin do të shkarkohen përgjegjësit për lidhjen ekoalicionit me një subjekt politik të majtë i cili përfaqëson të kundërtën e të djathtëstradicionale dhe konzervative. Ky do të ishte hapi i parë drejt reformimit të partisë, hap i cilido të pasohej nga hapa të tjerë të nevojshëm për rivitalizimin dhe faktorizimin e saj.
Vota demokristiane
Duke marrë në konsideratë faktin se koalicioni PSHDK-VV nuk e ka pëlqimin e bazës dhenuk i shërben asaj por vetëm disa emrave të përveçshëm, demokristianët e diasporës bëjnëapel që të mos pranohet një koalicion i tillë, kryekëput joparimor. Për më tepër vota edemokristianëve do të duhej të mos shkojë në taborrin e atyre që Kosovën e larguan ngaTirana, Roma, Berlini, Londra, Parisi e Uashingtoni.
Demokristianët nuk duhet bërë patericë enjë pushteti në largim e sipër, për më tepër të një pushteti i cili në pesë vitet e kaluara,sidomos në arenën ndërkombëtare, ka shënuar më shu-më regres se sa progres. Një opciontjetër do të ishte bojkotimi i tërësishëm i këtyre zgjedhjeve me besimin se ka ardhur koha përristrukturimin e tërësishëm të partisë i cili mund të nisë sapo që nga radhët e saj të largohenata që atë e sollën deri në këtë pikë.













