Sipas saj, dialogu strategjik me SHBA-në është suspenduar për shkak të pozicioneve dhe deklaratave të Kurtit, që sipas Xhelilit sinjalizon se Uashingtoni po humb besimin në qeverisjen kosovare.
Postimi i plotë:
Kurti si pengues në sytë e Senatit Amerikan
Në mbledhje të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, ku u konfirmua domosdoshmëria që Kosova të anëtarësohet në NATO, që Serbia ende është në agjendat pro-ruse, dhe që duhet një hetim amerikan mbi Banjskën, u aprovua njëzëri edhe Kurti si pengues i marrëdhënieve me SHBA-të.
Dëgjojeni vet momentin kur Kongresmeni Keith Self i drejtohet ekspertëve Edward Joseph, Luke Coffey dhe Max Primorac me pyetjen nëse burokratët e Departamentit të Shtetit e shohin Kurtin si pengesë.













