Inspektorati i Punës ka mbyllur super marketin VIVA FRESH Store në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se arsyeja e mbylljes është mungesa e kushteve pothuajse elementare për punëtorët.
Siç mëson Veriu.info, inspektorët e Inspektoratit të punës kanë konstatuar shkelje të rënda në këtë market për kushtet e punëtorevë.
Inspektorati gjatë inspektimit ka konstatuar se temperatura në ambientin tij ishte shumë e ulët dhe si e tillë dëmton shëndetin e punëtorëve.
Për këtë arsye i kanë vendosur shiritat mbyllës këtij super marketi në Vushtrri.
Punëtorët në Kosovë, sidomos në sektorin privat, vazhdojnë të përballen me shkelje të rënda të të drejtave të tyre, madje edhe mungesë të kushteve elementare të punës./Veriu.info/















