Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pamjet me djalin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare për dorëzimin e Radoiçiqit

10/10/2026 - 20:49
në Lajme
A A
Pamjet me djalin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon trysni ndërkombëtare për dorëzimin e Radoiçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit pas publikimit të pamjeve në mediat serbe ku Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të Aleksandar Vuçiqit në një tubim elektoral në Kragujevc.

Sipas Haxhiut, prania e organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë në ngjarje të tilla dëshmon se ai jo vetëm që gjen strehë në Serbi, por edhe pritet e nderohet nga rrethet e afërta të pushtetit.

“Prania e tij në rrethet e afërta me pushtetin ngre pyetje të drejtpërdrejta për përgjegjësinë politike të autoriteteve serbe, të cilat duhet t’i japin fund mbrojtjes së tij dhe ta dorëzojnë në Kosovë, ku duhet të përgjigjet për sulmin që organizoi.“, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu i bëri thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare për reagim të qartë dhe trysni me pasoja konkrete ndaj Serbisë për mosdorëzimin e Radoiçiqit, duke theksuar se tolerimi i mëtejshëm dërgon mesazh të rrezikshëm se terrorizmi mund të mbetet i pandëshkuar.

Ajo nënvizoi se drejtësia për rreshterin e ndjerë Afrim Bunjaku mbetet detyrim i patjetërsueshëm dhe se vendi i përgjegjësve është para gjykatave të Republikës së Kosovës.

“Për Kosovën, drejtësia për Afrim Bunjakun dhe vënia para përgjegjësisë e organizatorëve të sulmit në Banjskë mbeten detyrim i patjetërsueshëm. Vendi i tyre është para gjykatave të Republikës së Kosovës. As koha e as afërsia me pushtetin në Beograd nuk do t’i amnistojnë ata që e përgatitën dhe e kryen sulmin.”, ka përfunduar Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete
10/10/2026 - 20:11

Policia Federale gjermane i ndaloi gjatë një kontrolli kufitar në autostradën A96, pasi konstatoi se asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të hyrë në...

Më shumëDetails

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor
10/10/2026 - 19:43

Qeveria e Turqisë ka ndaluar zyrtarisht qasjen e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në platformat e rrjeteve sociale, me ligjin e ri që do të hyjë në fuqi...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi uron 27-vjetorin e PDK-së: Parti e dalë nga Drejtoria Politike e UÇK-së

Altin Krasniqi uron 27-vjetorin e PDK-së: Parti e dalë nga Drejtoria Politike e UÇK-së
10/10/2026 - 19:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie. Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njërit prej themeluesve të PDK-së, ka...

Më shumëDetails

Radoiçiqi bashkë me djalin e Vuçiqit, Qeveria: Dëshmi që sulmi në Banjskë u planifikua dhe financua nga shteti i Serbisë

10/10/2026 - 19:21

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas pamjeve virale të Milan Radoiçiqit, duke ecur lirshëm në një tubim të partisë së Vuçiqit, në Rashkë. Në pamjet që...

Më shumëDetails

Profesori amerikan e kritikon BE-në pasi u qortua Kosova për Ligjin e Speciales: S’morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

Profesori amerikan e kritikon BE-në pasi u qortua Kosova për Ligjin e Speciales: S’morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin
10/10/2026 - 19:03

Profesori amerikan, Edward Joseph, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara që janë aprovuar në Kuvendin e Republikës së...

Më shumëDetails

Reagon Konjufca: Daçiq kërcënon me Prizrenin, Radoiçiqi ecën i lirë – Serbia s’mund të pretendojë paqe

Vetëm edhe pesë ditë kohë për mandatarin, VV-ja kërkon vota pa koalicion për Konjufcën
10/10/2026 - 18:48

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë për Kosovën, duke vlerësuar se ato dëshmojnë vazhdimësinë e ambicieve territoriale të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    281 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Djali i Jakup Krasniqit i reagon ashpër ambasadorit gjerman pas vizitës në Gjykatën Kushtetuese

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kallas reagon pasi SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përmend dialogun si mundësi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë