Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miliona euro në import: Ku po e blen energjinë Kosova?

04/12/2025 - 10:36
në Ekonomi, Lajme
A A
Kosova më 2023 importoi rrymë rreth 116 milionë euro, bleu nga Maqedonia, Sllovenia e Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debatet për importin e energjisë elektrike po ashpërsohen në Kosovë: Pushteti në detyrë mohon se Kosova po blen rrymë nga Serbia, duke thënë se importet nga ky vend janë nën 1% dhe pa ndikim në furnizim. Opozita, ndërkohë, e akuzon Qeverinë për mungesë transparence dhe lidhje me kompaninë që kanë përfituar miliona euro nga importet e energjisë.

Kosova po hyn në dimër me sasi të mëdha importi të energjisë elektrike, ndërkohë që përplasjet politike për origjinën e saj janë ashpërsuar ndjeshëm.

Pyetja nëse vendi po importon rrymë nga Serbia apo vetëm nga vendet mike, është shndërruar në temë të nxehtë mes pushtetit dhe opozitës, në një periudhë ku faturat e importit arrijnë miliona euro.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se pretendimet e opozitës se u importua rrymë nga Serbia edhe më 28 nëntor janë të pavërteta, duke sqaruar se importi nga ky vend “është minimal, nën 1 për qind të totalit”, dhe se pjesa dërrmuese e energjisë vjen nga Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka.

Sipas tij, opozita po e përsërit një narrativë të vjetër për ta dëmtuar qeverinë dhe për të krijuar perceptimin e varësisë nga Serbia.

Në një konferencë për media të mërkurën, Muja u shpreh se importi nga Serbia përbën më pak se 1% të energjisë totale, ndërsa pjesa tjetër e importit vjen nga Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Danimarka.

Muja gjithashtu ka sqaruar çështjen e lidhjes së VV-së me kompaninë NOA Energy. Ai theksoi se askush nga VV-ja nuk ka pasur lidhje me NOA-n, e cila sipas tij, ka hyrë në Kosovë përmes KOSTT-it që nga viti 2017.

Kontratat e para me Vuk Hamoviqin, sipas Mujës, janë nënshkruar nga zyrtarë që nuk kanë lidhje me VV-në, përfshirë edhe periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Më 15 janar 2018 u nënshkrua kontrata ndërmjet NOA Energy dhe KOST-it, përfaqësuar nga Kadri Kadriu. Më 9 maj 2019 u nënshkrua kontrata ndërmjet KEK dhe NOA, nënshkruar nga Gentian Skendersula dhe Njazi Thaçi. Kjo kontratë skadoi e më 11 shtator 2021 kontrata e re u nënshkrua nga Përparim Kabashi, katër ditë para ardhjes së Nagip Krasniqit në krye të KEK”, ka thënë ai.

Muja theksoi se Kabashi ka qenë i deleguar nga LDK-ja, jo nga VV-ja, dhe se të gjitha kontratat kanë për qëllim mbulimin e humbjeve të energjisë në katër komunat e veriut.

Ai vlerësoi se kostoja totale e këtyre kontratave arrin në rreth 400 milionë euro, të cilat ish-deputeti i VV-së ka thënë se i ka marrë Vuk Hamoviqi.

Muja gjithashtu u ndal te kompania NOA Energji, duke theksuar se kjo ka ardhur në Kosovë përmes KOSTT-it, dhe jo përmes Aeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Ai i ftoi institucionet e drejtësisë të hetojnë të gjithë procesin.

“Më lejoni të them pa asnjë fije dyshimi dhe mirëpresim çfarëdo hetimi, i rekomandoj Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje se kush ishin akterët që sollën Noa në Kosova. Në fakt unë pashë kontratat se kush e solli Noa në Kosovë. Noa në Kosovë ka ardh përmes KOSTT. KOSTT ka nënshkruar një kontratë për mbulimin…kontrata është e nënshkruar 15 janar 2018 ndërmjet NOA edhe Kadri Kadriu i cili përfaqëson KOSTIN në atë kohë. KEK u shet tepricë elektrike gjatë natës dhe ditës pastaj këto subjekte e procedojnë dhe kontrata me NOA ME 9 maj i përfaqësuar nga Gentian Skendersyla i nënshkruar nga Njazi Thaçi. Me NOA me 11 nëntor 2021 nga Përparim Kabashi, kjo kontratë është nënshkruar katër ditë para ardhjes së Nagip Krasniqit në krye”.

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, i është kundërpërgjigjur ish-deputeti Muja, pas konferencës që mbajti sot për importin e rrymës nga Serbia.

Ymeri ka treguar se Muja vetë e pranoi se Kosova importon rrymë nga Serbia.

Sipas saj, eksponentët e VV-së po hedhin fajin mbi KESCO dhe KEK lidhur me këtë çështje, për të hequr përgjegjësinë nga pushteti.

“Ai e ka pranuar se energjia elektrike po importohet nga Serbia. KOSTT, operatori i tregut është i njoftuar për çdo import dhe eksport të energjisë elektrike përfshirë keqpërdorimet. ZRrE nga ana tjetër, monitoron të gjithë sektorin energjik, pra faji po hidhet te KESCO dhe KEK për të hequr përgjegjësinë nga pushteti”.

Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar ditë më parë se prej nga ka importuar energjinë elektrike Kosova gjatë vitit 2024 dhe sa para ka shpenzuar.

Muharremi ka thënë se gjatë vitit 2024 Kosova ka importuar 142 milionë euro energji nga jashtë (142,412,473 euro).

“Rreth 82 milionë janë importuar nga Shqipëria, kjo i bie rreth 57.5% nga totali. Nga Maqedonia e Veriut janë importuar energji me vlerë prej 52 milionë euro apo 36.7% nga vlera e totalit.. Nga Mali i Zi 4.4 milionë euro dhe nga Slovenia 3 milionë. Nga Damimarka 0.7 milionë dhe nga Serbia 0.16 milionë euro”.

Ai ka treguar se Kosova ka importuar gjatë vitit 2024 energji elektrike në vlerë prej 81,824,924 euro nga Shqipëria, nga Maqedoni e Veriut 52,295,490 euro, nga Mali i Zi 4,366,839 euro, Sllovenia 3,015,287 euro, nga Danimarka 746,494 euro dhe nga Serbia 163,439 euro.

Vuk Hamoviq, përmes kompanisë së tij EFT, është një prej furnizuesve kryesorë të energjisë elektrike në Ballkan.

Ditëve të fundit, partitë opozitare kanë hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se kjo e fundit ka importuar energji elektrike në sasi të mëdha, ku përfitues i këtij procesi thuhet se ka qenë Vuk Hamoviq, i biri i ish-shefit të Armatës Jugosllave, Rade Hamoviq.

Vuk Hamoviq, përmes kompanisë së tij EFT, është një prej furnizuesve kryesorë të energjisë elektrike në Ballkan. Më parë, kanë qarkulluar akuza se VV-ja ka importuar rrymë përmes kompanisë NOA, e cila ka lidhje indirekte me EFT-në e Hamoviqit.

Në vitin 2024, rreth 90% e energjisë rrymës nga importi erdhi përmes “Noa Energy Trade”, një kompani nga Shqipëria që hyri furishëm në tregun e Kosovës, që në vitin e parë të licencimit në vitin 2022.

Prej 68.9 milionë euro sa ishte vlera e importeve nga KESCO në vitin 2024, mbi 62 milionë euro i takojnë importeve vetëm përmes kompanisë “Noa Energy Trade”. Për një vit, nga kjo kompani janë importuar energji elektrike gjithsej 345 mijë e 566 megavatë në orë.

Të dhënat zyrtaretre gojnë se kjo kompani, me bazë në Tiranë, ishte e pakonkurrencë me ‘rivalët’ që kanë po ashtu licencë nga ZRrE për tregtim me energji eletrike.

Përveç “Noa Energy Trade”, në listën e importuesve janë edhe pesë kompani tjera, ku prinë kompania “GEN” me vlerë të importeve 6.2 milionë euro, e pasuar nga “Danske Commodities” me 566 mijë e 407 euro vlerë importi. Ndërsa, kompanitë “Future” dhe “MCM”, së bashku importuan energji në vlerë mbi 50 mijë euro.

KESCO është kompani përgjegjëse për furnizim me energji elektrike për qytetarët e Kosovës. Në rastet e importeve, KESCO blen energjinë nga kompani që merren me tregtim të energjisë elektrike, që janë të regjistruara në bursat ndërkombëtare dhe kanë licencë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Të licencuara tregtim me energji elektrike në Kosovë janë gjithsej 19 kompani./Monitor

JU REKOMANDOJMË

Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Kekën në një pozitë të lartë në Polici

Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Kekën në një pozitë të lartë në Polici
04/11/2026 - 12:32

Lëvizja Vetëvendosje, e cila para dhjetë vjetësh kishte ngritur akuza dhe dyshime ndaj Luan Kekës lidhur me hetimet për rastin e Astrit Deharit, tashmë, në kohën kur është...

Më shumëDetails

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë
04/11/2026 - 12:08

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Komisioni Evropian do ta publikojë sot Pakon Vjetore të Zgjerimit, në kuadër të së cilës përfshihet edhe Raporti për...

Më shumëDetails

AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi
04/11/2026 - 11:46

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari, i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e...

Më shumëDetails

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti
04/11/2026 - 11:13

Një incident i rëndë ka ndodhur në këndin e lojërave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë vetëm 7-vjeçar. Ngjarja...

Më shumëDetails

Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)
04/11/2026 - 11:08

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar. Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa...

Më shumëDetails

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë
04/11/2026 - 10:56

Republikani Byron Donalds është zgjedhur guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e Floridës, pasi mposhti demokratin David Jolly në zgjedhjet e së martës. Fitorja e tij erdhi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë