Ish-banorja e “BBVA”, Jori Delli, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me reperin Italian Fred De Palma.
Në Instagram ka ndarë pamje nga ceremonia, ku shihet një vend i dekoruar bukur dhe me detaje të veçanta.
Vëmendje mori unaza me diamant, të cilën e ekspozoi me krenari para fansave.
“X SEMPRE” – “Përgjithmonë”, shkroi krahas publikimit.












