Në veri të Kosovës, në dy pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokal.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
“Ende jo, shpresoj të ketë lëvizje sot pas vendimit që është marrë”, është shprehur Hoti për Klankosova.tv.
Serbët lokalë mbrëmë kanë vendosur në rrugë kamionë për të kundërshtuar reciprocitetin që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë për targat dhe letërnjoftimet serbe.
Pas kësaj gjendje të krijuar, Qeveria e Kosovës e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtyrë vendimin për reciprocitetin ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet.













