Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AVONET: A.R.F. SHPK dyshohet se merr pjesë në tenderë me dokumente të falsifikuara në dy spitale të Kosovës

05/12/2025 - 17:01
në Kryesore, Lajme
A A
AVONET: A.R.F. SHPK dyshohet se merr pjesë në tenderë me dokumente të falsifikuara në dy spitale të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një komunikate publike ka thënë se dyshohet se njé kompani po merr pjesë në tenderë në dy spitale të Kosovës me dokumente të falsifikuara, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas AVONET bëhet fjalë për kompaninë A.R.F. SHPK, e cila merr pjesë në tenderë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe Gjilanit, dhe dyshohet se kanë falsifikuar dokumente saktësisht një CV, diplomë dhe kontratë punë të një dizajneri i cili ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në marrëdhënie pune me këtë operator ekonomik dhe se nënshkrimi i tij është përdorur pa autorizim.

Komunikata e plotë:

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀

𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐥𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲 𝐒𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬

AVONET në kuadër të monitorimit të prokurimit publik, ka analizuar dy procedura të zhvilluara në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe Gjilanit. Gjatë këtij monitorimi, në dosjet e ofertimit të një operatori ekonomik janë vërejtur dokumente që ngjallin dyshime të arsyeshme për keqpërdorim dhe falsifikim. Bëhet fjalë për një CV, një kontratë pune dhe një certifikatë diplome, të cilat figurojnë në të dy tenderët pa dijeninë e të dëmtuarit në këto dokumente.

Personi në fjalë, dizajner i diplomuar, pas kërkesës së AVONET-it për konfirmim, ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në marrëdhënie pune me këtë operator ekonomik dhe se nënshkrimi i tij është përdorur pa autorizim. Kjo përbën një indikacion serioz se A.R.F. SHPK ka përdorur dokumente të falsifikuara në proceset e prokurimit publik, duke cenuar integritetin e procedurave dhe konkurrencën e drejtë.

Duke u bazuar në të gjeturat dhe në dyshimin e arsyeshëm për kryerje veprash penale, AVONET ka paraqitur kërkesë zyrtare për fillimin e hetimeve pranë Prokurorisë së Shtetit. Dyshimet e ngritura lidhen me Deklarim i rremë nën betim, Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Keqpërdorim i besimit si dhe Falsifikim i dokumenteve, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, AVONET ka kërkuar nga të dy Spitalet që të ndërmarrin veprimet e domosdoshme ligjore për inicimin e procedurave të diskualifikimit pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit, konform nenit 99 dhe 65 të Ligjit për Prokurimin Publik.

AVONET mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të proceseve të prokurimit publik dhe nxit të gjitha institucionet përgjegjëse që të veprojnë me transparencë, përgjegjësi dhe në frymën e sundimit të ligjit. Ne do të vazhdojmë monitorimin dhe publikimin e rasteve që cenojnë interesin publik dhe besimin e qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë