Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë mitrovicasit e përfshirë në trafikim të emigrantëve me Boletini Tourist e taksi privatë

01/08/2022 - 10:59
në Lajme
A A
Këta janë mitrovicasit e përfshirë në trafikim të emigrantëve me Boletini Tourist e taksi privatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës nën operacionin e emëruar “Shkoza”, të shtunën e 30 korrikut ka goditur një grup të madh trafikantësh me emigrant. Gazeta Insajderi ju sjell dosjen e prokurorisë për 16 të arrestuarit nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Fillim Sinanaj i njohur me pseudonimin “Baba”, Lirim Sinanaj i njohur me pseudonimin “Lila”, Albrim Sinanaj, Besmir Arifaj, Eduard Arifaj, Labinot Ukaj, Shaban Muçaj, Urim Elezkurtaj, Besim Gavazaj, Alban Kerleshi, Bashkim Bunjaku, Enver Boletini, Fahredin Isufi, Admir Isufi e Labinot Zeqiri janë 16 personat e arrestuar nga Policia e Kosovës, ndaj të cilëve Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masa e paraburgimit prej një muaj.

ART
Të njëjtit, dyshohen se pas kryerjes së veprës penale përfituan kundërligjshëm rreth 14,000.00 euro.

Hetuesit policorë nga Departamenti i Kufirit, që nga muaji mars 2022, kishin filluar hetimin rreth dyshimit se disa persona janë përfshirë në ‘kontrabandim me emigrant’.

Bazuar në dosjen e Prokurorisë Themelore në Prizren të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, merren me kontrabandim të migrantëve në atë mënyrë që nga muaji mars 2022 e deri me dt.30.07.2022 duke bashkëpunuar në mes vete e sidomos me shtetas të huaj të ashtuquajtur “Riberi”, të udhëhequr nga kryesori prej tyre Mohamed Fayz Alashaba, nga Bahreini, nga territori i Republikës së Shqipërisë ilegalisht kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës mbi 700 shtetas të huaj migrantë.

Në dosjen sqarohet se nga kush priteshin fillimisht emigrantët e si si iu sigurohej ushqimi e strehimi.

Migrantët në fshatin Shkozë të Prizrenit janë pritur nga të pandehurit Fillim, Lirim dhe Albrim Sinanaj dhe Besmir e Eduard Arifaj, të cilët fillimisht i kanë strehuar në shtëpitë e tyre, iu kanë siguruara ushqim dhe fjetje e pastaj këta përmes telefonit kontaktojnë me të pandehurit Labinot Ukaj, Shaban Muqaj, Urim Elezkurtaj, Alban Kërleshi dhe Besim e Feim Gavazaj,të cilët qoftë me autobusë apo vetura personale i marrin migrantët, i transportojnë afër Stacionit të autobusëve në Prizren, i zbresin nga veturat, në këmbë i dërgojnë në stacion.

Nga stacioni i autobusëve në Prizren emigrantët dërgoheshin në Prishtinës përmes autobusëve të të pandehurve, tanimë të arrestuar.

“…e pastaj të pandehurit Labinot Ukaj dhe Urim Elezkurtaj me autobusët e kompanive të tyre “Bashkimi Reissen” dhe “Miri Tours” i transportojnë në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, aty të pandehurit Bashkim Bunjaku dhe Enver Boletini përmes linjës së rregullt të transportit të udhëtarëve të agjencionit “Boletini Tours” si dhe i pandehuri Labinot Zeqiri përmes kompanisë “Labinoti Toures”, migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku aty janë pritur nga të pandehurit Fahredin e Admir Isufi, të cilët përmes auto-taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë-Serbi te vendkalimi kufitar në Jarinje dhe aty përsëri me ndihmën e të ashtuquajturve “Riberi”, përmes hekurudhës duke ecur në këmbë sërish ilegalisht i fusin në territorin e Serbisë, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000.00 Euro‘, thuhet në dosje përcjell Insajderi.

Pas këtij arsyetimi, Prokuroria ka konstatuar se janë përmbushur gjitha kushtet dhe dispozitat ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.Kush është siriani i rrezikshëm që kontrollonte trafikimin e njerëzve në Kosovë?

Një qytetar sirian ka arritur të krijoj pasuri të majme në Kosovë, pa u vërejtur nga organet e rendit.
Ai është marrë me biznesin e trafikimit të njerëzve e armëve deri me datën 14 korrik të këtij viti. Ndërsa u arrestua në këtë datë.
Gazeta Insajderi ka zbuluar identitetin e dyshimet që rëndojnë mbi të. Ai është duke u mbajtur në paraburgim.
Insajderi merr vesh që hetimet në drejtim të sirianit Mohamed Alashban janë duke e trajtuar si lider të grupit që u arrestua në operacionin “Shkoza”.
Dokumentet që ka siguruar Insajderi tregojnë se siriani i cilësuar si i rrezikshëm ka vendosur që të mbrohet në heshtje. Ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për dyshimet që rëndojnë mbi të.
Insajderi merr vesh se hetuesit që e kanë ndejkur sirianin, kanë gjetur pajisjet e tij elektronike që lidhen me trafikim të emigranteve, por edhe armë.
Në këtë pajisje atij i janë gjetur video kërcënuese, ku shihen shumë armë e të cilat dyshohet se ua ka dërguar shtetasve të huaj të cilët kanë tentuar të hynë në “biznesin” e trafikimit me emigratë në Kosovë.
Policia është ende duke e verfikuar identitetin e personave që dyshohet që janë kërcënuar nga siriani.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë ditës së djeshme kanë filluar kontrollimet në fshatin Shkozë të Prizrenit, ku u arrestuar 18 persona dhe u konfiskuan armë.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri, nëntëdhjetë e pesë copë fishekë, tre autobusë, dy vetura, dy radiolidhje dhe shtatëmbëdhjetë telefona celular.
“Më 30.07.2022, derisa ishte në zhvillim e sipër kontrabandim i radhës, pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore Prishtinë, fillojnë kontrollimet policore në fshatin Shkozë të Prizrenit në tri lokacione. Në njërin nga lokacionet një i dyshuar tenton t’i godasë me veturë zyrtarët policorë. Ai është arrestuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe dërguar në mbajtje, ndaj tij është veçuar lënda nga të dyshuarit tjerë të përfshirë në ‘kontrabandë me emigrantë’.
Gjatë operacionit policorë janë arrestuar edhe gjashtëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në kontrabandim me emigrantë, po ashtu edhe një për armëmbajtje pa leje”, thuhej më tej në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë