Kompania Regjionale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se nga mbrëmë është duke aplikuar reduktime të ujit për shkak se ështy evidentuar rritje e turbullirës së ujit të papërpunuar në kanalin “Ibër Lepenc”, raporton Veriu.info.
Bëhet e ditur se ekipet punuese po punojnë që furnizimi me ujë të kthehet në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur.
NJOFTIMI:
Konsumatorë të nderuar,
Ju informojmë se gjatë mbrëmjes së kaluar është regjistruar rritje e turbullirës së ujit të papërpunuar në kanalin “Ibër Lepenc”. Si pasojë e kësaj gjendjeje, Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Impianti në Balinc janë duke operuar me kapacitet të reduktuar.
Reduktimi i kapacitetit të prodhimit po bëhet me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit të pijes, derisa të stabilizohen parametrat e ujit të papërpunuar. Kjo ka shkaktuar mungesë të furnizimit me ujë në disa zona.
Ekipet tona janë duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe po punojnë që furnizimi të kthehet në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj! 💧















