Kryeministri, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me ministrin, Xhelal Sveçla ka folur për situatën e shkaktuar në veri të vendit, shkruan Insajderi.
Kurti konfirmojë se në qetësimin e situatën ka kontribuar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier.
“Kam qenë në kontakt me partnerët tanë Josep Borrell dhe Jeffry Hovenier, të cilin e falënderojë që kontribuojë për zbutjen e e situatës”, tha Kurti.
Ndërkohë Kurti tha se dhuna nuk do të tolerohet teksa njoftoi paraprakisht se ka pasur nëntë barrikada dhe njerëz të armatosur që kanë ndaluar automjete e këmbësorë.
“Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe 9 barrikada me njerëz të armatosur të cilët kanë ndaluar qytetarët në automjete e ata këmbësorë. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale, agresive si rrallë më parë. Nuk është e lehtë për shtetin tonë sepse ato i mbështet i gjithë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se pikat kufitare Jarinje e Bënjak mbeten të bllokuara, teksa në të gjitha pikat tjerë kufitare deri në ora 12:00, 1500 qytetarë janë pajisur me dokumente.
Ai u shpreh se qytetarët duhet të presin deri në 20 sekonda për t’u pajisur me këtë dokument derisa shtoi se njësoj nuk ndodh në Serbi.












