Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jeton Mehmeti akuzohet se përfitoi rreth dy milionë euro përmes mashtrimit, deklarohen dy nga të dëmtuarit

09/12/2025 - 10:02
në Lajme
A A
Jeton Mehmeti akuzohet se përfitoi rreth dy milionë euro përmes mashtrimit, deklarohen dy nga të dëmtuarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën e Mitrovicës më 08.12.2025 është mbajtur seanca e radhës në rastin e të pandehurit Jeton Mehmeti, i akuzuar për veprën penale – mashtrimi.Mehmeti dyshohet se ka përfituar rreth dy milionë euro përmes mashtrimit të 24 qytetarëve.

Sipas Prokurorisë, Jeton Mehmeti dyshohet se këtë e ka bërë në periudha të ndryshme, nga viti 2021 e deri në muajin korrik të vitit 2023.Sikurse në senacën fillestare të datës 25.10.2024, Jeton Mehmeti u deklarua i pafajshëm edhe sot.

“Nuk e pranoj fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohem”- tha ai.Në fjalën hyrëse, prokurori Arian Xhema deklaroi se nga viti 2021 deri në vitin 2023, Jeton Mehmeti u ka shkaktuar dëm 24 personave, secilit veç e veç, në shuma prej 10 mijë deri në 70 mijë euro.

“Gjithsej shifra e kap vlerën e dëmit 1 milion duke i vënë në lajthim, duke i nxitur ta kryejnë një veprim që rezulton në dëm të pasurisë së tyre ashtu që në pozitën e distributorit i ka vënë të dëmtuarit në lajthim me qëllim të shitjes së duhanit dhe duke iu premtuar bonuse, me ç’rast ua ka shkaktuar dëmin, secilit veç e veç. Kjo do të vërtetohet me provat të cilat Prokuroria i ka propozuar në aktakuzë”- potencoi Xhema.

Deklarimet e prokurorit se i pandehuri Jeton Mehmeti e ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar i hodhi poshtë mbrojtësja e tij, Kada Bunjaku- Përçuku, e cila kërkoi të nxirret një ekspertizë financiare, siç tha ajo, duke u bazuar jo vetëm në llogarinë bankare të klientit të saj por të llogariten të gjitha të hyrat- deponimet që janë bërë në llogaritë bankare të të tjerëve.

Avokatja potencoi se firma “Trokadero” në vend që t’ia kthejë paratë të dëmtuarve ka investuar në hapjen e një fabrike të duhanit në Zagërmë të Pejës, duke shtuar se siç tha ajo, shumica e të dëmtuarve bashkëpunojnë me firmën, ndërsa për kthimin e bonuseve e kanë ngarkuar vetëm të pandehurin.

“Nga dëgjimi i dëshmitarëve do të vërtetohet se asnjërin prej tyre nuk e ka vënë në lajthim që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre. Përkudrazi do të vërtetohet se të dëmtuarit janë ata që kanë bashkëpunuar me të pandehurin, që të bëjnë investimin e të hollave të tyre, me qëllim që të marrin mall (duhan) dhe bonuse ku nga kjo do të vërtetohet se të gjitha të hollat që i janë dorëzuar të pandehurit, i njëjti ka deponuar në llogari bankare të firmës “Trokadero” e pastaj e shndërruar në “Tobakos” ose i janë dorëzuar para ‘cash’ të cilat i ka dorëzuar personit përgjegjës, i cili i ka deponuar në llogarinë bankare të firmës”- theksoi ajo.

Duke qëndruar prapa deklarimit të avokates, i akuzuari tha se gjatë deklarimit në Prokurori, të dëmtuarit nuk e kanë pranuar vlerën reale të investimit të cilën e kanë dhënë.“Posedoj prova se autoritetet ende nuk na janë përgjigjur për paratë e deponuara, për paratë të cilat i kam dorëzuar ‘cash’, për marrëveshjet që kam pasur me palët me të cilët kam bashkëpunuar. Ata vetveten e demantojnë.

I posedoj faktet për secilin këtu, për paratë që kanë hyrë, që kam marrë para dhe i kam deponuar, kam edhe dëshmitarë”- theksoi ai.Në seancën e sotme gjyqësore dëshmitari Bajram Hyseni ka dhënë dëshminë e tij, duke theksuar se dëmi i shkaktuar financiar kap vlerën 13 mijë e 600 euro.

“Nëse llogariten edhe bonuset, vlera e dëmit është 31 mijë e 600 euro. Pa bonuse, nëse m’i kthen paratë e mia, vlera e dëmit është prej 9 mijë deri në 12 mijë euro”- potencoi i dëmtuari.Tutje ai tha se bashkëpunimin e ka bërë falë sjelljes së mirë dhe korrekte të të pandehurit, duke shtuar se asnjëherë nuk mendoi se do të mashtrohej nga ai.

“Në fund të vitit 2021 ose fillimi i vitit 2022, Jetoni më ka thënë që është një aksion me duhan dhe nëse kemi mundësi të hyjmë me 6 mijë euro në fillim. Unë i thashë çka marr nga kjo? Ai më tha 5 për qind unë, 5 për qind ti. Tre-katër muaj kemi filluar me 6 mijë euro, diku në tetor më duket kemi shkuar 24 mijë euro. Dhe e fundit ka qenë një 7 mijë euro, e këtë 7-mijëshin ma ka kthyer. Bonuset i kam marrë deri në prill”- tha Hyseni.

Hyseni theksoi se ndihet i mashtruar dhe se ka pësuar dëm financiar si rezultat i veprimeve të të akuzuarit.Dëshmitari tjetër, Nazmi Pllana, para trupit gjykues ka shpjeguar se si ra pre e mashtrimit nga i akuzuari, duke theksuar se ai kishte blerë duhan nga Mehmeti para shumë vitesh.

“Jetoni ka shpërndarë duhan dhe ma ka sjellë edhe mua në dyqan prej vitesh. Në vitin 2023 më ka thënë që po transporton duhan në veri dhe disa njerëz po e qesin andej në Serbi. Më kërkoi para për 30 pako me vlerë 22 mijë e 300 euro dhe më premtoi bonus për çdo dërgesë. Ia kam dhënë paratë dhe për disa javë më ka sjellë nga 350 deri 450 euro. Më pas, më ka kërkuar sasi edhe më të mëdha, duke përfshirë edhe 15 pako tjera me vlerë, 11 mijë e 200 euro”- ka thënë Pllana.Ai pranoi se paratë ia kishte dorëzuar në dorë të pandehurit duke shtuar se humbje financare ka pësuar sikurse në mall- duhan ashtu edhe në të holla.

“Në total i kam dhënë rreth 34 mijë e 200 euro, krejt në dorë. As duhanin e as paratë nuk m’i ka kthyer, vetëm rreth 5 mijë e 500 euro bonus. Paratë ia kam dhënë para dyqanit tim në Smrekonicë. Shënime nuk kam mbajtur, veç disa fatura të thjeshta që na i ka dhënë Jetoni”- potencoi Pllana.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se që nga viti 2021 e deri në vitin 2023 i pandehuri me dashje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i ka vënë në lajthim të dëmtuarit dhe me këtë i ka nxitur ta kryejnë një veprim i cili rezulton me dëm material të pasurisë së tyre, në mënyrë që gjersa ishte në pozitën e distributorit të shitjes me pakicë për “Tobakos” SH.P.K. me seli në Prishtinë, i ka vënë në lajthim duke u kërkuar para me qëllim të shitjes së duhanit- Trocadero dhe për këtë në të ardhmen do të merrnin bonuse.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria jep detajet e para për plagosjen e trefishtë me armë në Podujevë

Prokuroria jep detajet e para për plagosjen e trefishtë me armë në Podujevë
02/07/2026 - 15:03

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar lidhur me rastin e të shtënave me armë që ndodhën pasditen e së enjtes në qendër të Podujevës, ku sipas Policisë së...

Më shumëDetails

Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil

Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil
02/07/2026 - 15:00

Një polic i veshur me rroba civile e ka neutralizuar një person ndërsa po e sulmonte fizikisht një person tjetër në qendër të Podujevës, ku dyshohet për disa...

Më shumëDetails

Azemi: Lajmet e rreme për vdekjen e Avdullah Hotit shqetësuan familjen e bashkëpunëtorët, autorët të vihen para drejtësisë

Azemi: Lajmet e rreme për vdekjen e Avdullah Hotit shqetësuan familjen e bashkëpunëtorët, autorët të vihen para drejtësisë
02/07/2026 - 14:52

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës, Visar Azemi tha se LDK-ja e dënon “fuqishëm” një lajm të rremë për vdekjen e ish-kryeministrit Avdullah Hoti.Azemi tha se...

Më shumëDetails

Të shtëna me armë zjarri në sheshin e Podujevës- Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

Disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë parë të shtrirë në shesh.    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
02/07/2026 - 14:41

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në qendër të Podujevës.   Disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë parë të shtrirë në shesh....

Më shumëDetails

Hamza në telefon me Thaçin pas caktimit të datës së aktgjykimit: Biseda përfundoi me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë

Hamza në telefon me Thaçin pas caktimit të datës së aktgjykimit: Biseda përfundoi me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë
02/07/2026 - 14:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njoftoi se sot ka biseduar në telefon me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, një ditë pasi Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në...

Më shumëDetails

Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit

Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit
02/07/2026 - 14:03

Përfitimi nga tenderëve publikë dhe as puna pa licencë në Kijevë të Malishevës, duket se nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur egon e EX FIS Sh.P.K. të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Pronari i “Veda 2 Petrol”, Dashnim Miftari është arrestuari në aksionin kundër grupit të strukturuar kriminal naftëtarëve

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë