Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ish-kryetarit të kësaj komune të Kosovës

11/01/2022 - 15:38
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishte konfirmuar aktakuza për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Ai po akuzohet se kishte ndikuar në votimin e “Listës Serbe” dhe kandidatëve të preferuar të tij nga ky subjekt, në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021, në Republikën e Kosovës.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Apelit për këtë rast, në të cilin thuhet se është refuzuar si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të akuzuarit Dejanoviq, avokatit Elmi Qerimi.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme që aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se Dejanoviq ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Apeli e ka konsideruar si të paqëndrueshëm pretendimin e mbrojtjes në drejtim të provave, se të njëjtat nuk ofrojnë cilësi, besueshmëri e rëndësi. Sipas Apelit, pretendimi i tillë në këtë fazë nuk ka relevancë në vendosje meritore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kjo gjykatë tërheq vëmendje se ky stad i procedurës penale trajton vetëm ligjshmërinë e procedurës penale në drejtim të krijimit të dyshimit të bazuar, ndërsa për vlerësimin e provës është stadi që gjykata e realizon në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në vendim të Apelit.

Në fund të vendimit të Apelit, thuhet se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, meqë sipas Apelit, pretendimet ankimore të mbrojtjes në këtë fazë të procedurës penale u vlerësuan si të pabazuara.

“Ndërsa nuk ekzistojnë arsyet e parapara ligjore për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, ashtu siç parashohin dispozitat ligjore për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, ashtu siç parashohin dispozitat ligjore të parapara me nenin 250 par.1 nën paragrafi 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 dhe 249 të KPP-së”, thuhet në vendim të Apelit.

Ndryshe, i akuzuari Dejanoviq ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 16 shtator të këtij viti.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 2 korrik 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Bozhidar Dejanoviq, të cilin e akuzon se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPRKS-së.

Sipas aktakuzës i akuzuari Dejanoviq në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, më 12 shkurt 2021, me dashje dhe me qëllim të cenimit të lirisë së përcaktimit të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme nacionale të mbajtura më 14 shkurt 2021, për zgjedhjen e deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, ka kanosur seriozisht punëtorët e Komunës së Kllokotit.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, i akuzuari Dejanoviq ka keqpërdorur edhe varësinë ekonomike të qytetarit Zoran Rodiq, ka ndikuar që të votojë për subjektin politik “Lista Serbe”.

Tutje thuhet se i pandehuri ditën e incidentit, ka organizuar disa takime me zyrtarët e komunës, ku në secilin takim kishin marrë pjesë 15-20 persona, ku i kishte urdhëruar që në zgjedhjet që do të mbaheshin pas dy ditësh ta votonin “Listën Serbe”, duke u thënë që të votojnë kandidatët e tij të preferuar me numrat 1,2,5,6 dhe 7 të këtij subjekti.

Më pas në aktakuzë thuhet se, zyrtarin Zejan Vlajkovic, i akuzuari e ka urdhëruar të mbaj procesverbal për evidentimin e të pranishmëve, kurse nga të pranishmit ka kërkuar që të deklarohen se nga sa vota i kanë nga familjarët e tyre, dhe deri sa zyrtari Vlajkoviq po i evidentonte të dhënat, i akuzuari ua kishte shpërndarë të pranishmëve fletëvotimet dhe kimika me ngjyra të ndryshme, të cilat më pastaj i evidentoi në procesverbal duke shënuar lidhjen në mes të personit/familjes dhe ngjyrës përkatëse dhe krejt në fund i kanosi të pranishmit me fjalët se kush nuk do të votonte sipas urdhrave të tij do të ishte në luftë me të, sepse do të kishte pasoja për vendin e punës duke e përfunduar me paralajmërimin se kishte krijuar mekanizëm që do ta identifikoj secilin person i cili nuk do t’i bindej urdhrave të tij.

Tutje në aktakuzë thuhet se ditën e incidentit, i akuzuari e kishte thirr në zyrën e tij shtetasin Zoran Rodiq, nga i cili ka kërkuar që ta votojë subjektin politik “Lista Serbe”, kurse për kandidatë të votoj numrat 1,2,7,8 dhe 9, dhe për më tepër i akuzuari ka kërkuar nga personi në fjalë që subjektin dhe kandidatët e rekomanduar t’i votojë ai dhe e gjithë familja e tij.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, shtetasi Rodiq kërkon nga i akuzuari të di se kush janë këta persona për çka, i akuzuari i thotë “ti duhesh me dëgju, pasi unë të kam ndihmuar… unë ju përgjigja se t’i çka më ke ndihmuar, kryetari më tha se të kam dhënë një pako ndihmë ushqimore…”, me ç’rast duke shfrytëzuar varësinë e tij ekonomike, i akuzuari ka ndikuar në vullnetin e lirë të Zoran Rodiq si votues.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë