Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu

15/12/2025 - 12:03
në Lajme
A A
Kurti pas arrestimit të ish-policit kosovar në Serbi: Institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë të Serbisë i ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili është dyshuar për kryerjen e “vrasjes së rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Zyra e Prokurorit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se urdhri për pezullim të hetimeve është lëshuar më 21 nëntor, në mungesë të dëshmive.

Spahiu është arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa ai dhe familja e tij kanë qenë duke u kthyer me autobus nga Austria në Kosovë.

Ai ka qëndruar më shumë se pesë muaj në qendër ndalimi në Serbi.

Avokati i tij Arianit Koci ka konfirmuar së voni për Radion Evropa e Lirë se ai është liruar më 21 nëntor dhe është kthyer në Kosovë.

“Spahiu është mbajtur pa nevojë kaq gjatë, sepse siç kam thënë në fillim, nuk ka dëshmi për një akuzë të tillë, sepse ai nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës atë kohë”, ka thënë avokati.

Serbia e ka akuzuar Spahiun për kryerjen e krimit në Banjskë, kur një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtatorin e vitit 2023, duke e vrarë policin kosovar, Afrim Bunjaku.

Policia ka konfirmuar se Spahiu nuk ka qenë pjesëtar i saj në atë kohë.

Millan Radoiçiq – nënkryetar i Listës Serbe në kohën e kryerjes së sulmit – e ka marrë përgjegjësinë për organizim dhe kryerjen e sulmit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë.

Pasi është marrë në pyetje në Beograd në tetor të vitit 2023, Radoiçiq është liruar, por me një ndalesë për udhëtim, ndërsa kryeprokurori e ka bërë të ditur vendimin për të ngritur një aktakuzë në fund të vitit 2024.

Pothuajse një vit më vonë, Zyra e Prokurorit në Serbi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë e ka bllokuar procesin.

Ndërkohë, gjyqi për tre prej 45 të pandehurve për rastin në Banjskë, po zhvillohet nga autoritetetet në Kosovë.

Ato kërkojnë vazhdimisht dorëzimin e Radoiçiqit për ta gjykuar për kryerjen e sulmit, të cilin Kosova e pati shpallur akt terrorist. /REL/

JU REKOMANDOJMË

S’ka mjet shpërthyes/ Lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

Dyshohet për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, policia rrethon zonën – pamje
30/06/2026 - 10:10

Stacioni i autobusëve në Prishtinë është rikthyer në funksion normal, pasi autoritetet përfunduan kontrollet e sigurisë të zhvilluara pas një dyshimi për mjet shpërthyes. Për rreth dy orë...

Më shumëDetails

Tronditje në Dragash – vritet imami kosovar

Tronditje në Dragash – vritet imami kosovar
30/06/2026 - 09:36

Një rrahje mes disa personave në fshatin Zlipotok të Dragashit, përfundoi me fatalitet. Konflikti, i cili u raportua rreth orës 23:00, ia mori jetën imamit të fshatit, Gazmend...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta e benzina

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
30/06/2026 - 09:35

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë është 1 euro e...

Më shumëDetails

Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
30/06/2026 - 09:21

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë. Policia bën të ditur përmes raportit se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë...

Më shumëDetails

Dyshohet për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, policia rrethon zonën – pamje

Dyshohet për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, policia rrethon zonën – pamje
30/06/2026 - 09:10

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka mobilizuar mëngjesin e sotëm Policinë e Kosovës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas policisë, rreth orës 08:00 është...

Më shumëDetails

Veteranët dhe juristët presin aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
30/06/2026 - 08:51

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë po hyn në fazën përfundimtare, pas një periudhe afro gjashtëvjeçare që ka përfshirë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    280 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Frika e madhe në Moskë, paralajmërimi i Putin: Mund të mos ketë fare Rusi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë