Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu

15/12/2025 - 12:03
në Lajme
A A
Kurti pas arrestimit të ish-policit kosovar në Serbi: Institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë të Serbisë i ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili është dyshuar për kryerjen e “vrasjes së rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Zyra e Prokurorit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se urdhri për pezullim të hetimeve është lëshuar më 21 nëntor, në mungesë të dëshmive.

Spahiu është arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa ai dhe familja e tij kanë qenë duke u kthyer me autobus nga Austria në Kosovë.

Ai ka qëndruar më shumë se pesë muaj në qendër ndalimi në Serbi.

Avokati i tij Arianit Koci ka konfirmuar së voni për Radion Evropa e Lirë se ai është liruar më 21 nëntor dhe është kthyer në Kosovë.

“Spahiu është mbajtur pa nevojë kaq gjatë, sepse siç kam thënë në fillim, nuk ka dëshmi për një akuzë të tillë, sepse ai nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës atë kohë”, ka thënë avokati.

Serbia e ka akuzuar Spahiun për kryerjen e krimit në Banjskë, kur një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtatorin e vitit 2023, duke e vrarë policin kosovar, Afrim Bunjaku.

Policia ka konfirmuar se Spahiu nuk ka qenë pjesëtar i saj në atë kohë.

Millan Radoiçiq – nënkryetar i Listës Serbe në kohën e kryerjes së sulmit – e ka marrë përgjegjësinë për organizim dhe kryerjen e sulmit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë.

Pasi është marrë në pyetje në Beograd në tetor të vitit 2023, Radoiçiq është liruar, por me një ndalesë për udhëtim, ndërsa kryeprokurori e ka bërë të ditur vendimin për të ngritur një aktakuzë në fund të vitit 2024.

Pothuajse një vit më vonë, Zyra e Prokurorit në Serbi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë e ka bllokuar procesin.

Ndërkohë, gjyqi për tre prej 45 të pandehurve për rastin në Banjskë, po zhvillohet nga autoritetetet në Kosovë.

Ato kërkojnë vazhdimisht dorëzimin e Radoiçiqit për ta gjykuar për kryerjen e sulmit, të cilin Kosova e pati shpallur akt terrorist. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Veteranët dhe juristët presin aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
30/06/2026 - 08:51

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë po hyn në fazën përfundimtare, pas një periudhe afro gjashtëvjeçare që ka përfshirë...

Më shumëDetails

Publikohet lista e kandidatëve qe kanë kaluar provimin e Jurisprudencës

Publikohet lista e kandidatëve qe kanë kaluar provimin e Jurisprudencës
30/06/2026 - 08:36

Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës. Sipas njoftimit zyrtar, gjithsej 333 kandidatë kanë kaluar pjesën me shkrim të...

Më shumëDetails

Gjykimi në Hagë, Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara

Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
30/06/2026 - 08:20

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u shpreh se është penduar që ka mbështetur...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Hyri ta pastronte bunarin, një person humb jetën pasi bie brenda tij

E dhimbshme: Hyri ta pastronte bunarin, një person humb jetën pasi bie brenda tij
30/06/2026 - 08:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një pusetë gjatë pastrimit të...

Më shumëDetails

E dyshuara për vrasjen në Ferizaj erdhi nga Franca për qëndrim të përkohshëm, dalin detaje

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
30/06/2026 - 08:00

E dyshuara për vrasjen në Ferizaj erdhi nga Franca për qëndrim të përkohshëm, dalin detaje Lajme Gazeta Express 30/06/2026 7:06 Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur në Gjykatën...

Më shumëDetails

Sejdiu: Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda

Sejdiu: Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda
29/06/2026 - 22:51

Analisti politik Dardan Sejdiu vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve nuk krijojnë bazë për formimin e institucioneve të reja, duke shprehur skepticizëm për tejkalimin e ngërçit politik. Sipas tij,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    280 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Frika e madhe në Moskë, paralajmërimi i Putin: Mund të mos ketë fare Rusi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë