Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka reaguar ndaj personit me emrin Nefail Maliqi, i cili jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku përhapet kryesisht narrativa pro pushtetit të VV-së dhe pro Gjykatës Speciale dhe i cili, në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, i ka ofenduar të dy.
Qeriqi shkruan:
Si luftëtar i UÇK-së dhe si Invalid i luftës, kjo tallje më dhemb e më prek më shumë se çdo plagë.
Dëshmorët tanë meritojnë nderim, jo fyerje, sepse mbi gjakun e tyre u ndërtua liria. Kush e harron këtë e mallkoftë historia.












