Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veliu i përgjigjet Abdixhikut: Ju mbani përgjegjësi për mospërfshirjen time në listë!

17/12/2025 - 20:46
në Lajme
A A
Veliu për Abdixhikun: E shante Rugovën dikur, tash po e kopjon idhullin e tij Albinin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i është përgjigjur liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi në një paraqitje dje deklaroi se ai e ka vendin e tij në parti dhe derën të hapur.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu e akuzoi direkt Abdixhikun si fajtorë, bashkë me Ekrem Hysenin, për mospërshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“E vërteta nuk mbyllet me lista. Kam qenë dhe jam pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës jo për interesa personale, por për bindje, punë dhe përgjegjësi ndaj njerëzve që më kanë besuar. Listat zgjedhore janë mbyllur. Vendimet janë marrë.

Deklarata për “derë të hapur” pas këtij fakti është më tepër formale se sa e vërtetë, nuk e ndryshon realitetin dhe nuk e zëvendëson mungesën time në një garë të ndershme dhe transparente.

Përgjegjësinë për mospërfshirjen time në listën e kandidatëve e mbajnë kreu i partisë dhe i emëruari i tij në Podujevë, të cilët në koordinim të plotë, kanë shpërfillur gatishmërinë time dhe kërkesat e mijëra votuesve të shprehura edhe publikisht që të jem pjesë e garës.”

Veliu tha se nëse dera do të ishte e hapur për të, kjo do të reflektohej në vendimmarrje, e jo në deklarata.

“Unë nuk kam kërkuar favore. Kam kërkuar respekt për procesin, për anëtarësinë dhe për votuesit. Parimet nuk negociohen dhe dinjiteti nuk është çështje momenti.

Do të vazhdoj të flas hapur dhe të veproj me përgjegjësi, sepse politika ka kuptim vetëm kur i shërben qytetarëve — jo kur mbyllet ndaj tyre. Nëse dera do të ishte vërtetë e hapur, kjo do të reflektohej në vendimmarrje, e jo në deklarata.

Qëndrestarët, anëtarësia, votuesit e LDK-së dhe opinioni publik kërkojnë arsyen pse nuk jam pjesë e listës zgjedhore!! Zoti e bekoftë LDK-në!”

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Kurti u rrit duke shkaktuar kriza

Haxhiu: Kurti u rrit duke shkaktuar kriza
29/06/2026 - 13:06

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të pranojë gjashtë propozimet e AAK-së për formimin e institucioneve. Sipas saj,...

Më shumëDetails

Nuk dorëzohen dy kandidatët e PDK-së, Haxhiu dhe Kryeziu dorëzojnë ankesën në PZAP

Nuk dorëzohen dy kandidatët e PDK-së, Haxhiu dhe Kryeziu dorëzojnë ankesën në PZAP
29/06/2026 - 12:01

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kanë dorëzuar sot ankesë në PZAP për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ankesa e...

Më shumëDetails

Maliqi: A ka Kurti ndonjë shpjegim përse s`është ndërtuar asnjë kapacitet i ri energjetik për 6 vite?

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
29/06/2026 - 11:45

Politologu Agon Maliqi ka shtruar një pyetje të rëndësishme për kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Duke komentuar qasjen refuzuese të qeverisë ndaj projektit të gazit amerikan, ai ka...

Më shumëDetails

Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara
29/06/2026 - 11:38

Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale për rastin e vrasjes në Ferizaj të dielën në mbrëmje. Hetimet për rastin ku u privua nga...

Më shumëDetails

Prokuroria: E pandehura dyshohet se kreu vrasjen në Ferizaj, u ndalua edhe babai i saj

Prokuroria: E pandehura dyshohet se kreu vrasjen në Ferizaj, u ndalua edhe babai i saj
29/06/2026 - 11:21

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Lidhur me këtë rast, u ndalua një vajzë nën dyshimin për kryerjen e...

Më shumëDetails

Meditech, kompania e afërt me Vetëvendosjen, fiton edhe dy tenderë nga shteti, 176 në total

Meditech, kompania e afërt me Vetëvendosjen, fiton edhe dy tenderë nga shteti, 176 në total
29/06/2026 - 11:00

Kompania Meditech, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar edhe dy tenderë nga institucionet shëndetësore publike, duke e çuar në 176 numrin e tenderëve të fituar që nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    269 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 67
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë