Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti lavdëron “Delfin LTD”, kompaninë që iu zbuluan 35 mijë kg mish peshku me krimba dhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene

20/12/2025 - 13:14
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti lavdëron “Delfin LTD”, kompaninë që iu zbuluan 35 mijë kg mish peshku me krimba dhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar kompaninë “Delfin LTD”, duke i thurur lavde për numrin e të punësuarëve e qarkullimin vjetor.

“Në vitin 2020 kompania e shitjeve dhe distribuimit të mallrave ushqimorë Delfin LTD, i kishte 131 të punësuar. Sot ajo i ka 264 punëtorë, rritje prej 100%. 26 milionë euro e kishin qarkullimin vjetor para pesë vitesh, e sot ajo arrin 63 milionë euro. Paga mesatare në kompani ka kapërcyer nga 460 në 737 euro.

Delfin LTD e ndan edhe pagën e 13-të, të cilën edhe ne si qeveri do ta ndajmë për sektorin publik në mandatin e ardhshëm, dhe atë qysh në fillim të vitit.

Përkrahjen do të vazhdojmë ta rrisim për kompanitë dhe bizneset edhe në katërvjeçarin e ardhshëm, për të qëndruar pranë tyre në çdo hap dhe kontribuar në zhvillimin e tyre”, thuhet në një postim të Kurtit në Facebook, krahas fotografive të publikuar nga hapësirat e kësaj kompanie.

Mirëpo, Kurti ka ‘harruar’ të përmend faktin se “Delfin LTD” nuk është shembulli më i mirë i funksionimit të bizneseve në Kosovë.

Veriu.info gjatë këtij viti ka publikuar dy skandale të “Delfin LTD” që kanë të bëjnë me peshk mishi të krimbur dhe me miell soje me substancë kancerogjene.

Në hulumtimin e publikuar nga Veriu.info në muaj maj, kemi dëshmuar me dokumente zyrtare se si kompanisë “Delfin LTD” i janë gjetur 35 mijë kg mish peshku me krimba.

Po ashtu Veriu.info në qershor ka publikuar skandalin e dytë të kompanisë “Delfin LTD”, ku me dokumente dëshmohet se si inspektoratit fitosanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kishte bërë asgjësimi i 11,650 kg  të sojës TB 200 (miell soje TB 200) me substancë kancerogjene./Veriu.info

Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

 

JU REKOMANDOJMË

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online
25/05/2026 - 12:25

Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë sot në fuqi, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në procedurat për marrjen dhe rifitimin e shtetësisë. Sipas...

Më shumëDetails

Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë

Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë
25/05/2026 - 11:55

Drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci ka ndarë tre medalje për zyrtarët policorë për “shpëtim jete”, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Zyrtarët policorë Denis Prebeza, Arbias...

Më shumëDetails

I dehur me mbi 1.5 promil alkool, babai dyshohet se e rrahu djalin me shkelma në Mitrovicë

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
25/05/2026 - 11:37

Një rast i rëndë dhune brenda familjes është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij derisa ishte nën ndikim...

Më shumëDetails

Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
25/05/2026 - 11:14

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 367-të, të hënën, ka zgjedhur Rrustem Thaqin kryesues të ri. Në votim morën pjesë 11 anëtarë, prej tyre gjashtë vota...

Më shumëDetails

I shpëtoi nënës nga dora: Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari

I shpëtoi nënës nga dora: Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari
25/05/2026 - 11:08

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasan, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në...

Më shumëDetails

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme
25/05/2026 - 10:53

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë