Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim u diskutua për projekte konkrete zhvillimore, me theks të veçantë për investime strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Mitrovicës.
Kryetari Peci theksoi se Mitrovica do të jetë në fokus të komunitetit të donatorëve për investime strategjike si asnjëherë më parë, duke ritheksuar angazhimin e tij që qyteti të jetë pjesë aktive e projekteve dhe iniciativave ndërkombëtare.
Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit lokal dhe interesit publik.













