Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babai i Salih Mustafës në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale nuk jep asnjë detaj nëse ia refuzoi vizitën Calit

23/12/2025 - 09:45
në Lajme
A A
Zhvillime dramatike, Cali nga burgu i lutet Kosovës për ndihmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Babai i Salih Mustafës, u raportua se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Madje, Organizata e Veteranëve të Luftës doli me reagim, duke theksuar se Calit iu refuzua kërkesa për vizitë.

Megjithatë, nga Gjykata Speciale nuk kanë dhënë asnjë konfirmim.

Në një përgjigje për Nacionalen, Specialja ka theksuar se Ligji ia lejon Mustafës të bëjë kërkesë, por deri më tash nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon të paraburgosurve të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare. Deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse është bërë një kërkesë”, thuhet në përgjigje.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte njoftuar se Salih Mustafës, i dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vite burgim, i është refuzuar kërkesa që ta vizitojë babanë që raportohet të jetë në gjendje kritike shëndetësore.

“Refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut”, tha OVL-UÇK në reagimin e saj.

Sipas kësaj organizate, Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për pasojë, nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor.

“Ju njoftojmë se OVL UÇK këtë shqetësim do ta ngrejë tek të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për këto shkelje të rënda”, u tha më tutje.

“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, u tha në reagimin e OVL-UÇK.

Për këtë, reagoi edhe Vlora Çitaku nga PDK-ja.

“Gjykata Speciale ia ka refuzuar kërkesën Calit për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi speciale. Edhe më e rëndë është heshtja e institucioneve tona. Një heshtje e turpshme. Cali është i fortë. Ai e përballon. Nuk thyhet. Por ju që mbani pozita drejtuese në institucione, e që nuk veproni, do t’ju mbulojë turpi. Indiferenca juaj është bashkëfajësi. Të mjerë”, shkroi ajo.

Gjykata Speciale ia kishte refuzuar edhe Hashim Thaçit kërkesën disa herë për të ardhur në Kosovë, që ta vizitojë babanë e sëmurë.

Kurse, ish-eprorët e tjerë të UÇK-së nuk u lejuan të marrin pjesë në ceremoni mortore, por vetëm pasi mbyllej e pamja. Kjo ishte kritikuar ashpër në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Pse dha dorëheqjen Keir Starmer dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Pse dha dorëheqjen Keir Starmer dhe çfarë mund të ndodhë më pas?
23/06/2026 - 08:43

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar dorëheqjen e tij si udhëheqës i Partisë Laburiste, duke sinjalizuar fundin e mandatit të tij politik në krye të qeverisë së Mbretërisë...

Më shumëDetails

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
23/06/2026 - 08:32

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit apo presidentes së Kosovës duhet të jetë prioritet pas konstituimit të Kuvendit, duke paralajmëruar se...

Më shumëDetails

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri paralajmëron ‘zbardhjen’ e disa situatave: Do të shokohen besimtarët e Kurtit, madje edhe ata që e ndryshuan bindjen politike
23/06/2026 - 08:15

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për bashkëpunim me Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim të krijimit të stabilitetit...

Më shumëDetails

Djali s’arrin të kontaktojë me nënën për dy ditë, e gjen pa shenja jete në banesë në Fushë Kosovë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
23/06/2026 - 07:59

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Fushë Kosovë, pasi familjarët nuk kishin arritur të kontaktonin me të për dy ditë Sipas Sinjalit,...

Më shumëDetails

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen
22/06/2026 - 22:56

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nëse do të kthehej në luftë në rast se Irani nuk do t’i përmbahej marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës. “Do...

Më shumëDetails

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Refuzimi i gazit mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Refuzimi i gazit mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA
22/06/2026 - 22:42

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se Kosova, gjatë viteve të fundit, ka humbur mundësi të rëndësishme investimi për shkak të mosbashkërendimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë